3 shenjat e horoskopit që martohen me partnerë të pasur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë kanë pyetje në takimin e parë për partnerin/en! Për pasionet, librat dhe filmat e preferuar, por disa shenja të horoskopit kanë dallim në këtë pjesë dhe shkojnë direkt në pyetje troç: “Sa fiton në muaj?”

Janë tre shenja më të orientuara që të martohen me njerëz të pasur dhe të mos humbasin kohë në takime me dikë. Në vend të kësaj, ata janë në kërkim të partnerit/es që ka një pagesë të lartë, synime të qarta për makinë të re, shtëpi të madhe dhe udhëtime të shumta.

Ja për cilat shenja bëhet fjalë!

Demi

Pavarësisht nëse një Dem ka llogarinë e kursimeve plot, ata prapë duan të martohen me persona të pasur. Demi udhëhiqet nga Venusi, planeti i dashurisë dhe bukurisë, por edhe i luksit dhe rehatisë. Kështu që ata gjithmonë ëndërrojnë të jetojnë në një rezidencë, të kenë një shtëpi pushimi në plazh dhe disa makina. Ata e dinë se kombinimi i pasurisë së tyre me një bashkëshort/e të pasur do t’u sigurojë akses në gjithçka. Të lindurit e kësaj shenje duan stabilitet dhe rehati dhe ata nuk do të pushojnë se gjeturi një partner/e që u siguron një nivel pasurie të tillë.

Gaforrja

Gaforrja mund të mos jetë shenja e parë që të vjen në mendje kur mendon për martesën me të pasurit, por ata i japin një vlerë të jashtëzakonshme sigurisë dhe rehatisë, duke e bërë stabilitetin financiar diçka të rëndësishme. Si një shenjë uji e sunduar nga hëna, qëllimi i tyre kryesor është të krijojnë një shtëpi të madhe dhe super të rehatshme. Për Gaforren, martesa me të pasurit nuk ka të bëjë vetëm me pasurinë, por për të siguruar që familja të ketë një standard të mirë, nga një shtëpi komode te arsimimi cilësor për fëmijët e tyre.

Lexo edhe :  Mos i hidhni kot/ Ushqimet që mund t’i hani edhe pas datës së skadimit

Luani

Si një shenjë e sunduar nga dielli, Luani nuk dëshiron asgjë më shumë se të admirohet kudo që shkon, dhe ka mënyrë më të mirë për të siguruar këtë lloj vëmendjeje sesa të martohet me të pasur? Në vend të martesës për hir të sigurisë, qëllimi kryesor i Luanit është që të dallojë në sy të të tjerëve. Kjo shenjë ëndërron një ekzistencë luksoze, të mbushur me festa madhështore, bizhuteri të shtrenjta dhe martesa me milionerë. Prirja e natyrshme e Luanëve drejt luksit është e shkruar në yje dhe martesa me partnerë të pasur është mision jete./E.Ç

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV