Ç’është “prindërimi helikopter”?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I njohur me termin “prindërim helikopter”, kur prindi është shumë i përfshirë në jetën e fëmijës së tij, përgjithësisht qëllimet janë të mira, por ka problemet që shfaqen rrugës.

Sipas psikoterapistëve, kjo mënyrë prindërimi duket ndryshe në familje të caktuara, por përgjithësisht ka disa mënyra për ta kuptuar:

– Përfshirje e tepërt në jetën e fëmijës: Nga jeta e përditshme, tek aktivitetet shkollore dhe sociale, këta prindër e fusin veten në çdo situatë.

– Mbikëqyrje konstante: Prindërit e vëzhgojnë jetën e fëmijës pothuajse në çdo moment.

– Mbrojtje e tepërt: Ata përpiqen të vendosin veten si mburojë për fëmijën dhe situatat me të cilat përballet ai.

– Kontroll në vendimmarrje: Këta prindër i marrin vetë vendimet për fëmijët.

Po a duhet të ndiqet kjo metodë prindërimi?

Psikologët theksojnë se këta prindër kanë përgjithësisht marrëdhënie të mira me fëmijët, por mënyra sesi e kontrollojnë jetën e tyre, duke vënë në dukje këtu edhe mbrojtjen e tepruar, mund të kthehet lehtësisht në dëm për fëmijën.

“Këta fëmijë mund të rriten duke u mësuar me rehatinë e të gjeturit çdo gjë gati në çdo kuptim. Ata mund të mos zhvillojnë aftësinë e vendimmarrjes. Po ashtu, ata do të kenë sens shumë të ulët pavarësie”, shprehet Gina Song, mjeke.

Më tej, theksohet se këta fëmijë kanë vështirësi të marrin vendime dhe të kenë iniciativa për jetën e tyre, ndaj psikologët sugjerojnë që prindërit të njihen me disa metoda prindërimi dhe të marrin cilësitë e secilës për të gjetur balancën e duhur./E.Ç

Të fundit

Antonio Tajani: Do të bëjmë gjithçka për takimin Zelensky-Putin

"Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një marrëveshje. Ne mbështesim iniciativat amerikane dhe do të...

“Xhelati” i Putinit del mashtrues! Plagoste veten për 2,5 mln euro shpërblim

Një nga ushtarakët më të dekoruar të ushtrisë ruse ka rezultuar të jetë pjesë e një mashtrimi të përmasave të mëdha. Hetuesit rusë kanë...

Berisha shkoi në Kosovë sepse ka bërë planin e arratisjes nga Shqipëria”

Avokati Idajet Beqiri, komentoi dosjen “Partizani”, teksa nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokatit Beqiri, pritet që të zbërthehen edhe dosje të...

Talenti i madh portugez zgjedh paratë e Arabisë Saudite

Rodrigo Mora është një nga lojtarët e rinj shumë premtues, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Në sezonin e kaluar,...

Shpella antike e Odisesë mbulohet me beton, monumentit i del pronari

Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë që në vitin 1963. Ka disa...

Lajme të tjera

Web TV