Katy Perry së fundmi ka rrëfyer se ka kaluar një fëmijëri të varfër. Pavarësisht se tani ka një pasuri me vlerë 530 milionë dollarëshe, këngëtarja foli për rritjen në një shtëpi të varfër, që vareshin nga ndihmat ushqimore.
“A doni të flasim për ndihma ushqimore? Unë mund të flas për ndihmat ushqimore”, tha këngëtarja, duke hedhur dritë mbi sfidat me të cilat u përball në vitet e saj të formimit.
Fëmijëria e saj e vështirë ka ndikuar në dëshirën për të vazhduar karrierën muzikore. Në vitin 2018, Katy dhe motra e saj më e madhe Angela Hudson Lerche themeluan Fondacionin Firework me synimin për t’u ofruar fëmijëve të paprivilegjuar akses në art.
“Katy nuk ka lindur në një familje muzikore që kishte gjithë atë akses. Ajo punoi shumë për kaq shumë vite për të arritur këtu ku është”, ka deklaruar më herët motra e saj.
Fondacioni Firework tashmë ka një ndikim të rëndësishëm, me mbi 400 fëmijë të shkollave të mesme që ndjekin Camp Firework. Kampi ofron një sërë aktivitetesh duke përfshirë klasa shkrimi këngësh, sesione koreografie dhe seminare të dizajnit të këpucëve, të gjitha që synojnë të ushqejnë talentet krijuese të pjesëmarrësve.
Si Katy ashtu edhe Angela marrin pjesë aktive në seancat drejtuese në kamp, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për të rinjtë pjesëmarrës./E.Ç