“Task force për emigrantët”, ambasadori britanik habit me deklaratën: Ka rënie me 90%

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith thotë se do të ketë një task force të përbashkët me vendin tonë për emigrantët e paligjshëm

Në një intervistë televizive, Smith u shpreh se falë marrëveshjes me qeverinë shqiptare, ka një rënie prej 90% të numrit të shqiptarëve që futen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

“Përmendet gjithashtu edhe mbrojtja, në thelb të kësaj është një rritje e partneritet tonë në mbrojtje, në zhvillmin ekonomik, drejtësi, arsim, kulturë. Kjo është një nga mënyrat sesi në i trajtojmë sfidat, Emigracioni do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e kësaj. Marrëveshja, partneriteti me Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare kanë qenë shumë të suksesshëm dhe kanë çuar në një rënie prej 90% të numrit të shqiptarëve që futen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Duhet të kemi qëndrueshmëri në këtë pikëpamje. Kjo është me interes për të gjitha vendet evropiane. Besoj se do të shihni se me task forcën e përbashkët po mundohemi ta zgjerojmë në rajon, Shqipëria po i tregon botës sesi arrin ta bëjë diçka të tillë”, theksoi ai./kb