Flet për luftën në Gaza/ Izraeli pranon të ndryshojë këngën për në Eurovision

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eurovision i ka kërkuar Izraelit që të ndryshojë tekstin e këngës “October Rain” nga artistja Eden Golan. Kënga ka referenca të sulmit të Hamasit pranë Tel Aviv më 7 tetor 2023 dhe siç dihet, është fillesa e luftës së përgjakshme në Gaza.

Izraeli ka pranuar të ndryshojë tekstin, për të mbajtur neutralitetin politik, pasi rrezikonte skualifikimin nga gara që do të mbahet më 11 maj në Malmö, Suedi.

“October Rain” është një baladë, në të cilën ka vargje si: “Nuk ka më ajër që të marrim frymë” dhe “Ata ishin të gjithë fëmijë të mirë, secili prej tyre”, referuar pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi dhe njerëzve të vrarë në festivalin e muzikës.

Sipas Kan, transmetuesit kombëtar të Izraelit, u është kërkuar tekstshkruesve të rishikojnë vargjet, duke ruajtur edhe lirinë e tyre artistike.

Më pas, do të zgjidhet versioni që do të dërgohet në Eurovision. Kan e ka pranuar kërkesën e Eurovision, pasi edhe kryeministri i vendit, Isaac Herzog, pranoi që të bëhen ndryshime.

“Presidenti theksoi se në këtë moment, ku kërkohet të veçohet dhe të bojkotohet shteti izraelit në çdo fazë, Izraeli duhet të kumbojë me zërin e tij me krenari dhe kokën lart dhe ta ngrejë flamurin e tij në çdo forum botëror.
Sidomos këtë vit”, u shpreh Kan në deklaratë./E.Ç

Të fundit

Kush është Robert Fico, kryeministri sllovak që u plagos gjatë atentatit

Mesditën e së mërkurës, është plagosur me armë zjarri gjatë një atentati kryeministri sllovak. Ngjarja ndodhi përpara një ndërtese...

Rriten rastet e divorcit/Sociologia: Familja shqiptare në krizë, pasojat i vuajnë fëmijët

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ka shpallur 15 majin Ditën Ndërkombëtare të Familjes. Qëllimi i kësaj dite ështe të rrisë ndërgjegjësimin...

Kitara e Eric Clapton del në shitje në qershor për gjysmë milioni dollarë

Kitara e vjetër që Eric Clapton luajti ndërsa kompozonte baladën e tij të famshme “Wonderful Tonight” do të ofrohet në ankand në qershor me...

“Është vrasje”, Ngjela trondit me deklaratën për ngjarjen tragjike të Shkodrës

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër ku dyshohet se Alma Arrazi u vetëmbyt së bashku me 3 fëmijët e saj, mund të ketë...

Rezidenca madhështore me vlerë 3 milionë euro e Loredanës në Zvicër!

Ajo është një nga shqiptaret më të suksesshme ndërkombëtarisht. Loredana arriti shpejt të ngjiste shkallët drejt majave dhe gëzon sot një sukses të madh,...

Lajme të tjera

Web TV