Varfëria dhe shpopullimi/ Ulet me 30% konsumi në bare dhe restorante

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muaj pas përfundimit të sezonit turistik të vitit të kaluar, konsumi vijon të mos rimëkëmbet në bare dhe restorante dhe për disa produkte të shportës ushqimore sipas bizneseve. Përmirësim të konsumit, sipas grosistëve, ka pasur për produktin e sheqerit, pas rënies së çmimit në tregjet e huaja.

Në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor më të prekur nga konsumi janë baret dhe restorantet. Në Tiranë ku që është i përqendruar numri më i lartë i këtyre strukturave krahasuar me vjet sipas shoqatës së Bareve dhe Restoranteve konsumi ka renë 30%.

Enri Jahja pohon se shkak i rënies së fuqisë konsumatore është emigracioni, kryesisht familjarëve. Në restorantet e kryeqytetit çmimit për person vijojnë të mbeten të larta, dhe variojnë nga 3,500 deri 5,000 lekë.

Ulja e konsumit në këto struktura nisi nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Enri Jahja u shpreh më herët se përveç përfundimit të sezonit turistik, edhe hetimet për një sërë dosjesh të nisura nga SPAK sollën që shumë individë të implikuar në pastrim parash të mos ekspozoheshin në restorante. Sipas tij, kjo kategori shpenzon deri në 15 mijë lekë për person në restorante dhe vlerësohet se ata zënë 10-15% të konsumit total në bare e restorante.

Jahja parashikon që me fillimin e verës, konsumi në bare dhe restorante të përmirësohet, por nga ana tjetër pritet që edhe rritja e çmimeve të jetë e pashmangshme, për shkak të kostos nga rritja e pagave.

“Çmimet në bare dhe restorante pritet të rriten pasi bizneset do të jenë të detyruara të paguajnë paga më të larta për mbajtjen e fuqisë së verës. Në restorantet e jugut paga për një shef kuzhine arrin deri në 3,500 euro në muaj, në nivele të njëjta me pagesën e të njëjtit profesion sa në Romë”.

Lexo edhe :  Vlorë/ Gjendet pistoleta me të cilën 17-vjeçarja qëlloi veten në shtëpinë e gjyshërve

Në janar, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, importet e kafesë shënuan një rënie me 32%, duke zbritur në 363 ton, nga 534 ton që ishin vitin e kaluar.

Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se turizmi ka nxitur ndjeshëm konsumin e kafesë në vend. Në gusht dhe shtator, importet e kafesë u rritën përkatësisht me 68% dhe 29%, duke amortizuar rënien që u shënua në muajt e parë të vitit.

Mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në një problem shqetësues në vend. Teksa edhe këtë vit pritet një fluks i lartë turistësh strukturat turistike, nga hotelet te baret e restorantet po ankohen se nuk po gjejnë punonjës për të përballuar kërkesën e pritshme nga turistët.

Gjatë vitit të kaluar, hyrjet e shtetasve të huaj arritën në 10 milionë, me rritje 34% me bazë vjetore. Kërkesa e turistëve ka qenë një faktor i rëndësishëm që ka amortizuar rënien e kërkesës nga konsumatorët vendas, si rrjedhojë e emigracionit të lartë, kryesisht të të rinjve.

Ndërkohë, çmimet në bare e restorante janë rritur disa herë, që nga viti 2021, pas përfundimit të pandemisë. Ndonëse ritmet e rritjes janë ngadalësuar muajt e fundit, sërish ato vazhdojnë të shtrenjtohen.

Sot në bare e restorante, një pjatë kushton mesatarisht 200-500 lekë më shumë se më parë (sidomos mishi), ndërsa një kafe është minimumi 90 lekë në pjesën më të madhe të bareve, nga 70-80 lekë më parë. Shtrenjtimi më i fortë ka ndodhur në Jug të vendit, për shkak të kërkesës së turistëve./O.S

Të fundit

Guardiola bëhet pishman! Do të rikthejë ish-lojtarin e tij për 170 mln euro

Pep Guardiola është bërë pishman që lejoi largimin e Cole Palmer për 58 milionë euro te Chelsea. Pas largimit...

“Më vjen turp nga kjo që të kanë bërë”/ Si e ‘groposi’ shteti qytetarin për ‘evazion’

Erion Braçe ka denoncuar atë që po ndodh me aksionin për sigurinë ushqimore. Sipas tij, me këtë aksion po goditen fermerët dhe blegtorët e vegjël,...

Ellen DeGeneres largohet nga SHBA, “fajin” e ka Donald Trump

Gazetarja e njohur e televizionit amerikan, Ellen DeGeneres, ka konfirmuar se është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është vendosur në Mbretërinë...

Pogba zbulon të preferuarin e tij për “Topin e Artë”

Paul Pogba, i cili së fundmi iu bashkua Monacos, zbuloi se do të dëshironte që Dembele të fitonte Topin e Artë 2025. “Unë e mbështes...

Gabimi i pafalshëm i Shabanit përballë Lapajt

Adriatik Lapaj po sillet si pronar, jo si kryetar. Kur një drejtues politik i një lëvizjeje qytetare nis të sillet si padron i votave, i...

Lajme të tjera

Web TV