5 zakonet para gjumit të njerëzve që nuk shtojnë kurrë peshë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mendoni për një moment: një vaskë e gjatë më qirinj aromatikë para gjumit? Një darkë e lehtë dhe e shijshme, një ecje në natyrë, ju mund të bëni gjithçka sipas dëshirës suaj, nëse doni të flini qetë, e të keni sa më pak problem me peshën, presionin e lartë të gjakut, sheqerin në gjak, uljen e rrezikut për atak në zemër dhe goditje në tru etj.

Por, ekspertët thonë se nëse qëllimi juaj është të mos shtoni peshë, hiqni dorë nga këto pesë zakone para se të shkoni në shtrat, sepse pesha ka lidhje pikërisht me rutinat që ju krijoni përpara gjumit.

#1 Një darkë e shëndetshme

Ju e dini se rutina e gjumit fillon me darkën. Hani një darkë të shëndetshme të përbërë nga proteina dhe karbohidrate komplekse që nuk do të shkaktojnë rënie të sheqerit në gjak. Shmangni sheqerin dhe ushqimet e përpunuara sepse vetëm kështu nuk do investoni në kilogramë shtesë para gjumit.

#2 Vendosni orar për darkën

Ajo që hani për darkë është e rëndësishme, por edhe momenti kur e konsumoni atë është shumë e rëndësishme. Shumë studime tregojnë se metabolizmi ngadalësohet në mbrëmje dhe ju jeni më rezistent ndaj insulinës gjatë darkave Koha më e mirë për të ngrënë në darkë është rreth orarit të perëndimit të diellit, që ju kësisoj t’i jepni kohë vetes për ta tretur atë që keni ngrënë përpara gjumit.

#3 Lani dhëmbët

Larja e dhëmbëve është më shumë se thjesht një higjienë e mirë dentare. Nëse lani dhëmbët, ju do jeni më pak të tunduar për të ngrënë diçka pas këtij procvesi sepse kolinozi ndikon përkohësisht në shijen tuaj, duke e bërë ushqimin më pak tërheqës dhe të shijshëm. Pra, ju thjesht hani më pak!

Lexo edhe :  Pluhuri i proteinave: E ndihmon apo e rrezikon shëndetin?

#4 Lëvizni trupin tuaj

Lëvizjet pas ngrënies ndihmojnë në tretjen, humbjen e peshës dhe uljen e glukozës në gjak. Një ecje e shpejtë pas darkës i realizon të gjitha këto dhe gjithashtu do të ndihmojë gjumin. Ndërsa, ushtrimet e frymëmarrjes së thellë ndihmojnë në faktorin e stresit, pasi ky i fundit çon në ngrënie më emocionale për të përballuar ndjenja të tilla si ankth, depresion etj.

#5 Nuk përdorin pajisjet teknologjike para gjumit

Vendoseni telefonin larg shtratit para se të flini. Drita që del nga telefoni, iPad-i stimulon trurin dhe shtyp aftësinë tuaj për të aktivizuar melatoninën, hormonin e rëndësishëm të gjumit. Shmangia e ekraneve afër orarit të gjumit e mban ciklin tuaj gjumë-zgjim në nivele të pranueshme, gjë që nuk cënon oraret e plota të fjetjes. Kjo rrjedhimisht çon në më shumë qetësi për trupin dhe relaks./E.Ç

Të fundit

Korçë, një person bie në kontakt me rrymën elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Nevicisht të bashkisë Korçë. Sipas burimeve, një person ka...

Mashtrime me subvencionet në bujqësi, BE gjobit Greqinë me 400 mln euro

Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë eurosh për dështimin në menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian për...

Barcelona tundohet nga oferta: 150 mln euro për yllin e sulmit!

Lajm i befasishëm në merkaton e verës! Sipas mediave spanjolle, Manchester United ka trokitur në dyert e Barcelonës duke ofruar 150 mln euro për...

“Flamur Noka dhe Albana Vokshi, sherr mes njëri-tjetrit”

Ditën e sotme ka nisur procesi i rinumërimit të kutive, një proces që vjen pas disa ankimimeve maratonë që përfundoi në vendimin për hapjen...

Konflikti Izrael-Iran/ Rritet çmimi i naftës në botë, por më e keqja ende nuk ka ardhur

Çmimet e naftës u rritën të martën ndërsa tregu i energjisë mbetet në gatishmëri të lartë për ndërprerje të mundshme të furnizimit të shkaktuara...

Lajme të tjera

Web TV