Ledri Vula flet për Dafinën, “i bën bisht” pyetjes për Sarën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në emisionin “Canape” në T7, Ledri Vula foli për shumë gjëra, nga karriera tek Dafina dhe martesa e saj teksa jashte diskutimit nuk mbeti padyshim marrëdhënia e tij me Sarën. Reperi iu referua edhe deklaratës ku shprehej se ai dhe ish-partnerja janë miq dhe kanë një marrëdhënie të mirë. “Mediat ndonjëherë edhe keqinterpretojnë fjalët. Unë Dafinën e kam shoqe, (gjithashtu) edhe Kreshnikun (partnerin aktual të Dafinës). Kam dëgjuar që do të martohen dhe i dëshiroj trashëgime. Kreshnikut i them (që të bëjë) një vajzë, se vajzat janë për babin. Dafina është një artiste shumë e mirë, e vlerësoj shumë si artiste dhe e shoh që po i ecën karriera shumë mirë”, duke theksuar se deklarata e tij është bërë më e madhe seç duhet.

Sa i përket marrëdhënies me Sarën, e anashkaloi duke thënë se ka lënë menaxherin e tij, Faton Shoshin që të prononcohet. “Për këtë kam autorizuar Faton Shoshin. Nuk më bën përshtypje çfarë flitet. Më shumë kam qejf të më komentohet një tekst. Këto shkrimet si serial i ndihmojnë disa artista që dinë ta bëjnë shumë mirë atë punë kur duan të promovojnë një këngë”.

Fatoni ishte ai qe ka pohuar më parë se Sara dhe Ledri janë ndarë. Në një intervistë për “Prive”, ai u shpreh: “Ledri nuk është njeri që bën për show. Si çdo fillim ka edhe mbarim. Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jesh përjetë. Nuk duhet marrë si tragjike. Nuk gjen gjuhën e përbashkët. Për mua është shumë normale. Edhe për Ledrin është shumë normale. Edhe për Sarën është shumë normale. Sara është shumë e kuptueshme. Por tani, jeta kështu është”, tha ai, e më tej, shtoi se dyshja ka raporte shumë të mira./E.Ç

Të fundit

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

“Kam një letër për gruan tuaj”, Zelensky befason Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë konferencës me gazetarët ka falenderuar Trump për mundësinë e armatimeve që Ukraina po vazhdon të blejë përmes një...

Zbulohen detaje nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë

Tre shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht e një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur ndodhur mesditën e sotme në...

Hamasi pranon propozimin për armëpushim në Gaza

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve me...

Lajme të tjera

Web TV