U gjobit gjatë fushatës elektorale, ‘Apeli’ merr vendimin për kryebashkiaken e Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako, e cila kishte ankimuar vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për gjobitjen e saj me 100 mijë lekë.

Shkak për vendosjen e gjobës nga KQZ-ja ishte se Sako ka përdorur ambientet e një shkolle të qytetit për të bërë fushatë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Sot, më datë 06.03.2024, ora 08:30, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:

Edlira Petri (Relatore);
Manjola Xhaxho (Anëtare);
Esmeralda Xhili (Anëtare);
Sokol Ibi (Anëtar);
Alma Kolgjoka (Anëtare);
në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, pasi shqyrtoi ?ështjen Nr.1 Regj.Themeltar, Datë 22.02.2024 Regjistrimi, me:

PADITËSE:    Emiriana Sako, në cilësinë e kandidates për kryetar bashkie e subjektit                                         zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërise”, në mungesë.

I PADITUR:  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësuar nga znj. Pavlina Docaj dhe                                       z. Marisold Bardhi.

bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.

me Vendimin Nr.1, datë 06.03.2024, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash,

VENDOSI

Pushimin e gjykimit të ?ështjes.
Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.
U shpall në Tiranë më datë 06.03.2024.

Tiranë, më 06.03.2024

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë./O.S

Të fundit

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

SHBA vendos sanksione ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Hagë

Qeveria amerikane ka vendosur përsëri sanksione ndaj gjyqtarëve dhe ndaj prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Këto sanksione u vendosën "në përgjigje të kërcënimeve të...

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t u zhduk për 10 orë, gazetarja Lala: Kishte marrë para me fajde

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima të zhdukej për 10 orë....

“Daniel Shima u rrëmbye”, akuzat e Berishës: Ishte në bodrumet e Suel Çelës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është rrëmbyer. “Ky person i shkarkuar në mënyrë brutale para një viti...

Lajme të tjera

Web TV