Shtëpitë me qira, ndryshon ligji/ Lehtësi për ata që përdorin platformat online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligji i ri për turizmin që u votua në Kuvend me votat e mazhorancës socialiste ka pësuar disa ndryshime të fundit që prek të gjithë individët që japin apartamente me qira në platforma online.

Kuvendi ka miratuar ndryshimet që i lejon individëve që japin dhomat, apartamente apo vila me qira t’i deklarojnë të ardhurat nga ky aktivitet në Deklaratën Individuale Vjetore të Ardhurave dhe të mos jetë nevojë të regjistrohen si biznes në QKB.

Detyrimin për t’u regjistruar në QKB, do ta kenë vetëm sipërmarrësit që kanë bllok apartamentesh. Ekspertët mendojnë se kjo lehtëson tregun

“Ky nuk është një aktivitet i mirëfilltë biznesi, kjo është një e ardhur pasive pra një investim që ata e kanë bërë përpara në kohë. Mund të jetë një investime me të ardhurat e tyre apo kredi nga sistemi bankar apo mënyra të tjera financimi që normalisht detyrimi për tu financuar si biznes është gjithë pjesa e burokracisë, kohës e kështu me radhë. Detyrimi për të paguar një ekonomist apo për të mbajtur ato regjistrimet, apo për të deklaruar pagën si i vetëpunësuar, pra lindin një sërë ngarkesash tatimore, proceduriale, që për një individ që nuk ka një sfond ekonomik bën që ta ndjekë të gjithë procedurën vetë dhe më pas të ketë probleme dhe vonesa që shoqërohen me gjoba dhe kamatvonesa. Normalisht e bën një procedurë më të lehtë për individët sepse edhe gjenerimi i kësaj deklarate bëhet në mënyrë automatike nga sistemi i tatimeve dhe pagimi bëhet më i thjeshtë duke dorëzuar deklaratën e gjeneruar nga sistemi dhe e paguna në bankë nëpërmjet llogarisë”, tha Igli Tola.

Ligji i ri për turizmin fokusin kryesor ka formalizimin e atij që po shndërrohet në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. Kështu pritet të mblidhen të dhëna statistikore të detajuara nga strukturat akomoduese, ndërsa kush ofron këtë shërbim duhet të certifikohet dhe kategorizohet, ndryshe gjobitet.

Lexo edhe :  Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

“Mendoj që turizmi është ndër sektorët që ka më shumë informalitet në vend sepse një pjesë e madhe e tregut 30-40% nga shifrat paraprake dominohet nga njësitë e vogla që zotërohen nga një individ që normalisht duke mos qenë të regjistruar, duke mos qenë të deklaruar ne nuk e dimë dhe çfarë shërbimi ofrohet apo sa të kënaqur janë aty, sepse ne duam të zhvillojmë një turizëm të qëndrueshëm dhe jo të përjetojmë një bum, që më pas na kthehet mbrapsht”, tha Tola.

Edhe pse vjet erdhën 10 milionë turistë në vendin tonë, strukturat akomoduese raportuan gjysmën e tyre si vizitorë, ndërsa gjatë gushtit, pikut të sezonit nuk raportohej zënia e plotë e kapaciteti, duke bërë që qeveria ndryshojë ligjin për herë të parë nga 2015-ta për të adresuar informalitetin./  S.M

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV