I gjenden 22 kg kanabis në shtëpi, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar në një banesë në fshatin Vashtëmi të Korçës. Bëhet fjalë për 22 kg kanabis, ndërsa në pranga ra poseduesi 48-vjeçar F.XH.

Ky i fundit mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh nga policia për shkak se kishte informacione që ishte i përfshirë në prodhim dhe shitje kanabisi.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjet lënda narkotike, ndërsa 48-vjeçari u arrestua në flagrancë.

Hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./O.S