Sëmundjet po shtojnë infertilitetin, mjekët: Vajzat shqiptare po bëjnë seks që 12 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ulja e moshës së fillimit të marrëdhënieve seksuale ka shkuar në papajtueshmëri më rekomandimet mjekësore e për pasojë të rinjtë po vuajnë nga një seri sëmundjesh seksualisht të transmetueshme për shkak të numrit të lartë të ndërrimit të partnerëve gjatë jetës.

“Unë mund të them që e fillojnë aktivitetin seksual edhe në moshën 12 vjeç dhe dukë qenë kaq herët edhe numri i parterëve që do të ndërrojë do të jetë i lartë gjatë jetës”, u shpreh gjinekologia Lindita Myzyri per mikrofonin e RTSH.

Për pasojë edhe numri i infeksioneve seksualisht të transmetueshme që kalojë si femrat ashtu edhe meshkujt është i lartë.

“Infeksionet seksualisht të transmetueshme janë pa shenja fillimisht dhe si të tilla ato shkojnë në zinxhir nga njëri tek tjetri. Kjo situatë bën që prania e tyre të shtohet dhe mos kurohet duke shkaktuar edhe një pasojat kryesore që është infertiliteti. Sot kemi në qarkullim sifiliz dhe gonorrea”, shtoi ajo.

Infertiliteti është më i pranishëm tek gratë por sipas mjekëve tek burrat kjo po rritet dhe po nis edhe në mosha të reja.

Mjekët bëjnë thirrje për masa mbrojtëse dhe të shmangin alkoolin dhe drogën nga përdorimi nëse duan të bëhen prindër të një foshnje./O.S

Të fundit

Rri në shezlong, paguaj sa për apartament me qira, plazhet më të shtrenjta

Nëse po planifikoni një pushim veror në plazhet më të bukura të Europës, përgatituni për çmime të kripura dhe...

Aksident buzë detit në Vlorë, makina hyn në rrethimin e vilës qeveritare

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e vilës qeveritare...

Putin fitoi në Anchorage. Tani Zelenski dhe Europa janë në pozicion më të rrezikshëm

Rajan Menon  Donald Trump e përshkruan veten si një negociator i vështirë. Megjithatë, përpjekja e tij për të arritur një armëpushim në samitin e së...

“The Times”: Shqiptarët lëvizin me gomar, ndërsa Enver Hoxha dhe Byroja…

E irrituar që Shqipëria “me paramendim vazhdon të agravojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik”, Rusia, javën që shkoi, urdhëroi ambasadorin e saj në Tiranë, të...

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët e ekspertëve të drejtësisë dhe...

Lajme të tjera

Web TV