Kate Middleton kërkon falje për foton familjare që shkaktoi konfuzion te njerëzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princesha e Uellsit, më në fund ka kërkuar një ndjesë publike! Kate Middleton zgjodhi të kërkojë falje për atë që ajo e quajti “konfuzion” në lidhje me fotografinë ku shfaqej me tre fëmijët e saj, foto kjo e realizuar nga bashkëshorti, Princi William.

Kate kërkoi falje përmes një postimi në platformën X. “Si shumë fotografë amatorë, edhe unë eksperimentoj herë pas here me editimin e fotove. Doja të kërkoja falje për çdo konfuzion që shkaktoi fotoja familjare që publikuam dje”, shkroi ajo në profilin zyrtar në X të Pallatit Mbretëror Kensington.

Pas të gjithave teorive konspirative për zhdukjen e saj, sidomos pas ndërhyrjes kirurgjikale në janar të këtij viti, ky është reagimi i parë publik i saj në mediat sociale.

Fotografia e princeshës së Uellsit dhe fëmijëve të saj, princit George, princeshës Charlotte dhe princit Louis u publikua dje si shenjë falënderimi për gjithë mbështetjen që i kanë dhënë njerëzit Kate gjatë kësaj periudhe të vështirë pas operacionit, gjë që nuk e ndaloi sërish qarkullimin e teorive konspirative. Menjëherë pas publikimit të fotos, shumë agjenci fotografike dhe profesionistë të fushës kërkuan që ajo të hiqej nga rrjetet sociale sepse ishte e edituar keq.

Një burim i tha People se Kate bëri atë që fotografët e quajnë “rregullime të vogla”. Synimi i Kate dhe William ishte të publikonin një fotografi joformale të familjes. Një zëdhënës i Associated Press bëri një deklaratë për “The Telegraph” duke thënë se: “Fotografia tregon një mospërputhje në shtrirjen e dorës së majtë të princeshës Charlotte dhe plot elemente të tjerë që e kanë ndryshuar shumë nga fotoja origjinale”./E.Ç

Të fundit

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të...

Fundi i epokës Messi-Ronaldo, lista me 30-të lojtarët e nominuar për çmimin “Topi i Artë”

Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025. Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta...

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Lajme të tjera

Web TV