Mesazhi prekës nga shokët e shkollës së 19-vjeçarit që nderoi jetë pasi u qëllua me thikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shokët e klasës së 19-vjeçarit Grei Bihuci, që humbi jetën sot pas një sherri në Fier, kanë shkruar një mesazh prekës.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grei. I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona”, shkruajnë nxënësit e shkollës profesionale “Petro Sota”.

Grei u qëllua me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike. Policia ka arritur të ndalojë autorin 20-vjeçar pas ngjarjes, i cili është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Shoku i viktimës Olti Serjanaj 20 vjeç, i cili ndërhyri për ta shpëtuar, mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se viktima studionte në degën TIK dhe pasditeve punonte kamarier në një lokal pranë vendit të ngjarjes./O.S

Të fundit

Trump bën gafën e radhës! Paskësh qenë dobët në Gjeografi

Gafat e Donald Trump me gjeografinë, kryesisht të shteteve të përfshira në konflikte, për të cilat ai pretendon se...

Hamallaj, plagoset një person! Autori largohet me “Toyota Yaris”

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Hamallaj të Durrësit. Sipas raportimeve, një person identiteti i të cilit...

Vendimi, Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje sigurie, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një intervistë me...

Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngjitur këtë të mërkurë shkallët e selisë blu ku ka zhvilluar një takim me...

Icardi godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll....

Lajme të tjera

Web TV