Ministri Mete takohet me përfaqësues të Bankës Botërore, fokusi punësimi dhe rritja e…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Financave, Ervin Mete, zhvilloi një takim këtë të hënë (11 mars) me Drejtorin Rajonal të Bankës Botërore, z. Michal Rutkowski, Menaxherin për Shqipërinë, z. Emanuel Salinas dhe përfaqësues të tjerë të lartë të BB.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi në drejtim të mbështetjes që Banka Botërore synon të japë në lidhje me punësimin, aftësimin, rritjen e përfshirjes sociale, si edhe investimin në kapitalin njerëzor.

Ministri Mete vlerësoi mbështetjen dhe ekspertizën e Bankës Botërore sa i përket fushave që lidhen me mbrojtjen sociale, me fokus punësimin dhe rritjen e përfshirjes sociale.

Palët vlerësuan rëndësinë e avancimit të dialogut, si edhe analizimit të komponentëve të mbrojtjes sociale, ku Banka Botërore shprehu gatishmërinë për të ofruar asistencën e saj.

Disa nga fushat ku pritet të fokusohet bashkëpunimi në të ardhmen janë  përmirësimi i aftësive të të rriturve në moshë pune, duke i ofruar atyre trajnime dhe shërbime të punësimit, rritja e mundësive për arsimim për fëmijët e familjeve në nevojë, si edhe ndërmarrja e një qasje reformuese ndaj skemës së pensioneve, për përmirësimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të saj.

Në fund të takimit, palët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në drejtim të mbështetjes së kapitalit njerëzor, përmes rritjes së aftësimit, punësimit dhe mbrojtjes sociale./O.S

Të fundit

Dëmi nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat për dëmshpërblimin

E teksa kryeministri Edi Rama premtoi dëmshpërblim për të gjithë personat e prekur nga zjarret dhe shtëpi të reja,...

E kryer/ Jadon Sancho arrin akord me skuadrën e Serie A

Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez, ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të tij dhe tashmë pritet vetëm...

Shqipëria ‘shkundet’ nga tërmeti, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Shqipëria është goditur pasditen e kësaj të premteje nga tërmeti. Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet ndërsa mësohet se magnituda ka qenë 3.1 ballë. Nuk...

Fentanil i kontaminuar në spitale, 100 viktima në Argjentinë

Numri i të vdekurve nga fentanili i kontaminuar i administruar në spitalet argjentinase ka arritur në mbi 100. Qeveria njoftoi lajmin, duke përmendur një...

BE kritikon planin izraelit në Gazë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se plani izraelit për ngritjen e ngulimeve dhe të vendbanimeve të reja nuk është...

Lajme të tjera

Web TV