Kujt ia la pasurinë Matthew Perry? Zbulohet vullneti i fundit i aktorit të “Friends”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë muaj pas vdekjes së tij, testamenti dhe vullneti i fundit i Matthew Perry-t është zbuluar.

Perry, i cili vdiq në tetor 2023 në moshën 54-vjeçare, krijoi testamentin e tij në vitin 2009. Aktori, i cili nuk e humbi humorin as kur mendonte për vdekjen, e quajti këtë trashëgimi Alvy Singer, frymëzuar nga një personazh i luajtur nga Woody Allen në filmin e famshëm të vitit 1977 Annie Hall.

Ekzekutuesit e testamentit janë Lisa Ferguson dhe ish-bashkëshortja e aktorit Mike Myers, Robin Ruzan, me të cilën Perry kishte punuar në televizion në vitin 2010.

Një pjesë e pasurisë së Perry-t do t’i shkojë babait të tij John, nënës së tij Suzanne Morrison dhe ish-partneres së tij Rachel Dunn, me të cilën ai ishte nga viti 2003 deri në vitin 2005. Gjysmë vëllezërit e motrat e Matthew nga martesa e nënës së tij dhe njerkut Keith Morrison – Caitlin Morrison, Emily Morrison, Madeline Morrison, William Morrison – u emëruan gjithashtu nën-përfitues. Gjysmë motra e tij Maria Perry-Bowick, të cilën babai i Matthew, John dhe njerka Debbie Boyle e mirëpritën në vitin 1986, u rendit gjithashtu./E.Ç

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV