Ngjarje e rëndë/ U rrëzua nga 7 metra lartësi, ndërron jetë 43-vjeçari shqiptar në Itali

Një 43-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, teksa ishte duke punuar. Mësohet se viktima është Andi Rexhepi, i cili ka humbur jetën pasi ra nga çatia e magazinës ku punonte prej 10 muajsh.

Mediat huaja shkruajnë se 43-vjeçari, babai i një vajze adoleshente, po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshërit që përfshiu qytetin e Carpenedolos. Teksa punonte, shqiptari u rrëzua aksdientalisht nga latësia prej 7 metrash.

Në lidhje me aksidentin në vendin e punës, ishin kolegët e shqiptarit që njoftuan ambulancën dhe autoritetet përkatëse./O.S