“Gërdeci”, Përfundon seanca për ish-ministrin/Mediu: Nuk ka asnjë fakt që të më implikojë

Ka përfunduar seanca gjyqësore për ish-ministrin Fatmir Mediu, pasi dëhsmitarët nuk kanë poranuar të dëshmojnë sot në seancë.

Seanca e radhës do të mbahet në datën 27 Mars. Në një deklaratë për mediat, ish-ministri ka deklaruar se nuk ka asnjë fakt që e implikon.

Mediu tha se pyetja e dëshmitarëve e bën më të plotë procesin.

Sipas ish-ministrit e vërteta del nga ballafaqimi.

“Nuk ka asnjë fakt që të më implikojë.

Nuk e kërkuam vetëm ne, e kërkuan dhe familjarët, pasi e bën më të plotë procesin nga pyetjet që u bëhen dëhsmitarëve.

Dua të theksoj nëse duam të vërtetën e vërteta del nga dëshira për ballafaqimin”, tha Mediu./O.S