“Policët serbë më lidhën me pranga”/ Ish-banorja e “BBVK”: I shava në shqip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura së fundmi ka treguar se është arrestuar me 17 shkurt 2024, në ditën e pavarësisë së Kosovës nga disa policë serbë.

Modelaj tha se si asnjëherë më parë disa policë Serbë të cilët ishin të veshur si policia e Kosovës e lidhën me pranga rreth dy orë dhe tentuan që ta dhunonin, kjo pasi Xhulia kishte ardhur nga Amerika për të festuar Pavarësinë në Brezovicë.

“Dua t’ju tregoj një ngjarje që më ka ndodhur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2024. Jam në Shtërpcë për momentin, ky qytet është i serbëve para se të shkosh në Brezovicë, dhe jam duke shkuar për një takim. Hera e parë në jetën time që u futa në burg dhe më lidhën me pranga sepse unë erdha nga Amerika për të festuar dhe vendosa të shkoj në Brezovicë. Madje ja ku jemi, këtu jemi te policia, më lidhën me pranga për dy orë, dhe po dua t’ju tregoj se atë ditë, ishin disa policë serbë, të veshur si Policia e Kosovës, më folën serbisht në Ditën e Pavarësisë së vendit tim. Nuk di nëse është mirë që po e them këtë publikisht, por më preku aq shumë, sa i shava në shqip.

Me brengë u thashë ‘na keni masakruar’ dhe ata më përgjigjen ‘ne thjesht po bëjmë punën tonë për pavarësinë’. Unë s’jam nacionaliste, por dua të theksoj: gjuha e parë në Kosovë është shqipja. Kushdo që jeton në këtë vend të bukur duhet të mësojë shqip. Pastaj vjen anglishtja si gjuhë ndërkombëtare. Më ofenduan, më mbyllën në makinë dhe u munduan të më gjuanin me shuplakë, asnjë polici nuk ia lejoj këtë, sepse nuk është e drejtë të bëhet diçka e tillë.”– tregoi Juljana./E.Ç

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV