Skandali/ Milan Radoiçiç pronar i një kompleksi në Beograd, ka fqinje kryeministren serbe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe partner biznesi i Zvonko Veselinoviç, u detyrua të linte vilën e tij në liqenin e Gazivodës për shkak të urdhër-arresteve të lëshuara për të, kështu që ai regjistroi vendbanimin e tij në një ndërtesë luksoze pranë stadiumit të Crvena Zvezdas.

Mirëpo, “Nova” zbulon se Radoiçiç së bashku me bashkëshorten e tij Emën, është pronar i një kompleksi në Dedinje, në të cilin ndodhen dy objekte, si dhe një pemishte.

Publiku i gjerë as nuk e dinte se në çfarë lloj luksi ka jetuar Milan Radoiçiç vite më parë deri në konfliktin e armatosur në Banjskë, ku humbën jetën katër persona. Radoiçiç mori përgjegjësinë për atë ngjarje, pas së cilës policia e Kosovës publikoi pamjet e vilës së tij madhështore në liqenin e Gazivodës.

Ish-nënkryetari i SL-së, biznesmen, tani shëtit lirshëm në Beograd dhe Kopaonik, pavarësisht përgjegjësisë së dukshme për rastin “Banjska”, por edhe dyshimeve për përfshirje në të tjera krime të rënda.

 

 

Radoiçiç së fundmi ka regjistruar vendbanimin e tij në Ulica Rajka Mitica, në një ndërtesë luksoze me disa apartamente, por nuk është pronar i asnjërës prej tyre.

Radoicic2

Mirëpo, siç shihet në kadastrën e patundshmërive, ai zotëron një kompleks në Dedinje, në rrugën Kneza Aleksandra Karagjorgjevića, në të cilin ka një sërë vilash luksoze. Në njërën prej tyre (në pronësi të shtetit) jeton edhe kryeministrja Ana Brnabiç.

Duke gjykuar nga të dhënat e kadastrës, në “pasurinë” e Radoiçiqit gjenden dy objekte. Siç thuhet, njëra ka një sipërfaqe prej 180 metrash katrorë, ndërsa tjetra 95 metra katrorë.

Po ashtu, në atë zonë ndodhet një pemishte e klasit të parë, sipërfaqja e së cilës është më shumë se 3000 metra katrorë./O.S

Të fundit

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në...

Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Një rumun 36 vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të paidentifikuar në qytetin...

“Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleat”/ Rama: Duhet kujdes me armatosjen!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE. Ai u shpreh se duhet të...

1 Shtator 1983 – Rusët rrëzojnë avionin civil të Koresë së Jugut, vdesin 269 persona

Më 1 shtator 1983, një avion civil i linjës ajrore Korean Air Lines, me numrin e fluturimit KAL 007, u qëllua dhe u rrëzua...

Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE! Marta Kos e do Shqipërinë në Union

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në edicionin e 20 të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e...

Lajme të tjera

Web TV