Zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit, reagojnë shtetet e QUINT-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e QUINT-it kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronën e Manastirit të Deçanit.

Sipas QUINT-it, kërkesa ndaj kësaj agjencie që të regjistrojë 24 hektarët tokë në emër të Manastirit të Deçanit “paraqet hap të rëndësishëm përpara të autoriteteve kosovare në përputhje me aspiratat evropiane dhe euroatlantike”.

“Siç kemi deklaruar në maj të vitit të kaluar në përvjetorin e vendimit të Gjykata Kushtetuese, zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, u tha në deklaratën e QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

Më 13 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale që të transferojë 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit. Ai tha se zbatimi i vendimit të Kushtetueses do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Megjithatë, Kurti sërish shprehu qëndrimin e tij se nuk i pëlqen vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar “të çuditshëm” he të padrejtë”, por theksoi se nuk ka mjete ligjore e juridike për të anuluar vendimin e kësaj gjykate.

Vendimi i Kurtit është kritikuar nga zyrtarët lokalë në Deçan dhe një shoqatë e historianëve në këtë komunë, që e kanë cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të padrejtë.

QUINT për një kohë të gjatë i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me 24 hektarët tokë të Manastirit të Deçanit.

Lexo edhe :  Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

Më herët, këtë muaj, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Qeveria e Kosovës priste që pushteti lokal në Deçan – komunë në pjesën perëndimore të vendit – ta zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Komuna e Deçanit, e cila gjatë gjithë këtyre viteve e kundërshtoi zbatimin e këtij vendimi, ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim.

Kjo komunë udhëhiqet nga zyrtarë të partisë opozitare të Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./O.S

Të fundit

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Amerikani blen 162 bileta për një short lotarie dhe fiton 811 mijë dollarë

Një burrë nga Karolina e Jugut mori një rrezik të madh duke blerë 162 bileta identike për një short të vetëm të lotarisë Pick...

Lajme të tjera

Web TV