Ekzekutimi i Gentian Bejtjas/ Shoqërohet nga policia Valter Bami, çfarë dyshohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak orë pas ekzekutimit me armë zjarri të Gentjan Bejtjas, mësohet se policia ka shoqëruar Valter Bamin.

Ai është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje lidhur me ekzekutimin e Bejtjas, me të cilin kanë një konflikt të hapur.

Valter Bami ndodhej në arrest shtëpie, që prej 18 Janar të këtij viti, por gjykata vendosi ndaj tij masën arrest në shtëpi, pasi ka përfundoi afati 6 mujor i hetimeve dhe nuk u provuan dot dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas.

Ky i fundit ishte arrestuar pas atentatit të 4 korrikut 2023 ndaj Bejtjas në Larushkë të Krujës, ku u plagosën djemtë e Gentian Bejtes, 10 dhe 13 vjeç dhe u vra kunati i tij Ramazan Sino.

Valter Bami, u arrestua me 6 korrik 2023 për armëmbajtje pa leje dhe si i dyshuar për atentatin ndaj Bejtjas pasi sipas prokurorisë në dorën e majtë të tij, i ishte gjetur një grimcë baruti. Sa i takon armës, në gjykatë ai pretendoi se ishte armë sportive të cilën e kishte marrë me leje dhe se e mbante që prej datës 20 tetor 2020, duke mohuar të kishte lidhje me atentatin.

Valter Bami nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale./O.S

Të fundit

Nga Amerika në Kosovë, amaneti që lidhi kujtime, luftëra dhe jetë të humbura

Mimoza Dajçi  Në fund të muajit të kaluar udhëtova nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Kosovë. Presidentja e...

Trump do vetëdorëzimin e Ukrainës, jo paqen e negociuar me Putinin

Skender Minxhozi Kur deklaronte se do t’i jepte fund konfliktit Rusi-Ukrainë pa hyrë ende në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ishte besimplotë dhe serioz. Nuk...

Natë makthi për Neymar/ Santos pëson humbje të rëndë, edhe tifozët i kthejnë shpinën

Ishte një e diel makthi për Neymar dhe Santosin. Përpara një turme vendase në Vila Belmiro, skuadra e Santos pësoi një humbje të thellë 0-6 kundër...

Wayne Rooney kritikon sulmuesin Alexander Isak: “Po shkon në rrugën e gabuar”

Wayne Rooney bëri debutimin e tij si komentator televiziv në Angli, duke lëshuar menjëherë fjalë të ashpra ndaj sulmuesit suedez Alexander Isak. Ish-kapiteni i Manchester United...

Turistja humb kontrollin dhe rrëzohet nga parashuta, transportohet në spital

Një turiste ka mbetur e lënduar në Vlorë. Ajo ka qenë duke fluturuar e vetme me një parashutë, kur ka përfunduar në një plazh pranë...

Lajme të tjera

Web TV