Asambleja e shenjtoreve të plakur: Opozitës do e shihni pranverën tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Agron Gjekmarkaj

Biologjinë e keni kundër, shokët në qeli pa duhan, moralin publik po, kohen po aq, zullumet gjerdan në qafë ju kërrusin, shqiptarët gjithnjë e me shumë!

Pas 12 vitesh në pushtet, të vjetër oh sa të vjetër, në gjithçka, të njëjtat rradake vërtiten sa në një karrige në një tjetër, të njëjtat fjalë e kumte të zvargura, të njëjtat buzëqeshje fajtoresh, e njëjta fuqi infektuese banaliteti, e njëjta paturpësi, gjysma në burg e gjysma tjetër nisur për atje mazhoranca qe tek skandalet gjen fillin për tu ringritur si Anteu u mblodh me be sefte plazhin në Gjiun e Laleëzit në këtë behar. Bekuar qofte deti i gjerë, na lan mëkatet thanë njëzëri, na heq ndezullinë dhe roshkun, na bën terbiet.

Vaj e kremra me vete për lëkuren që as skuqet as zverdhet e regjur shollë nga makuteria u duken atij bregu. Burra e gra njëzëri bërtitën urraa urraaa! Bereqet bereqet jemi ne selamet. Me gjuhen mushk si arra të pathyera në gojë vikasin “ne jemi punë mbaruar”, “Ne jemi punë kryer” , “nuk jemi më të mirët po më të mirë nuk ka”, “ne jemi krenarë”, “ne jemi misionarë” hipur mbi gomar, këta lejfenë krijues të gjuhës së re, përvetësues të së mirës, të së bukurës, të së drejtës, pa idealizmin ideologjik të kinezit të ngratë ju ngërdheshen shqiptarëve të hutuar në labirinthet e bashkohësisë.

Na u plak Kryeministri dhe ministrat para syve. Zëri i tyre si i mizave në zheg të njëjtën kënaqësi shpërndan. Rraqe që ironia e fatit na i la nëpër këmbë grumbulluar mbi një karro me goma të shfryra e tërhequr nga “Skënderbeu” i vetmuar dhe lodhur përsërituri të njëjtat qyfyre.

Lexo edhe :  “Demokratë”, a nuk i ka hallall “diktatori” Rama kundërshtarët e tij për mandatin e 7-të

Surratqerepët, kodoshët, zullapët qafëtrashë qytetarëve u marrin paratë dhe kanë dorë të rëndë, i klasifikojnë në parcela patronazhimi, i rrejnë, i kërcënojnë në një kapje kapilare të shtetit dhe institucioneve ndaj edhe shpallen “dërrmimin” e Opozitës. Pastaj i shohin vëngër drejt e ne sy tek ju thonë, ne jemi moderniteti, lezeti e sherbeti.

Ne e duam pushtetin t’ju bëjmë mirë ju more lanetër që po na lodhni e plakni u thonë, se duam për vete se ne jemi religjiozë, idealistë, progresistë, si ju shkon mendja të na e hiqni ë?! Haramsez! Me rroskop njëri se tjetri në ide. Me guximtar njëri se tjetri në servilizëm. Gojërrumbull e fytyrë kungull asambleisti vigjelon, merr shënim, raporton dhe urdhëron.

Po, në mesditë asambleja u mblodh! Dielli i buzëqeshjes se tyre misionare ra mbi ne. Si kryetarë koperativash në vitin 1991 por mbuluar me rroba firmato, Idealistë të kauzave të mëdha gromësijnë me duhem e taft mbi tavën e boshatisur pasi kanë ndarë llokmat!

Me gjuhë kauçuku, me muskuj teneqeje, me barkun llastik karvani i “shenjtorëve” brohoret “perjetësi”, “perjetësi” prina o Mesi! Në një libër të shenjtë thuhet “mallkuar qoftë e tepërta” ! Ja keni mërzitur dheut more qerratenj.

Biologjinë e keni kundër, shokët në qeli pa duhan, moralin publik po, kohen po aq, zullumet gjerdan në qafë ju kërrusin, shqiptarët gjithnjë e me shumë! “Dërrmimin” e Opozitës e patë me 20 Shkurt do e shihni çdo ditë deri pranverën tjetër kur të filloni procedurat për azil a lutjet për avokat.

Nuk do ju mjaftojnë pleudaritë e qashtra të Mamicës për t’ju justifikuar ajo do jetë e zënë për të mbrojtur Skënderbenë e pafan si dhe duke bërë pako me kryqin e kuq për shokët në hapsana e kurbet./   S.M

Të fundit

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia kërkon ndihmë nga ajri

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz, por këtë herë në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët po favorizohen nga era e fortë...

Kriminalizimi i gjestit politik është një gabim fatal

Mark Borkowski Ndërkohë që duartrokasim sufraxhetet dhe figura si Peter Tatchell, Britania po humbet të drejtën për të protestuar. Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: si do...

Asllani huazohet tek Torino, Interi i gjen pasuesin në Francë

Interi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Kristjan Asllanit, i cili sapo është transferuar tek Torino. Klubi zikaltër po synon transferimin e Andy Diouf, mesfushorin...

Lajme të tjera

Web TV