Ndryshime në ligjin e Policisë së Shtetit, ja për cilat poste do ketë konkurim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme ka përfunduar hartimin e ndryshimeve të ligjit për Policinë e Shtetit. Ndryshimet e reja konsistojnë në një qasje të re të organizatës së policisë, në raport me qytetarët. Ndryshimet nisin që me formën e emërimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Me praktikën e re pritet që kryepolici të zgjidhet me konkurrim.

Do të ketë disa emra që plotësojnë kriteret që do garojnë dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit do të veçohet nga një komision i veçantë që krijohet enkas me urdhër të ministrit të Brendshëm. Pas filtrimit nga komisioni, emri që plotëson kriteret më të mira, propozohet tek Këshilli i Ministrave për emërim.

Kryepolici nuk është i vetmi që do emërohet me konkurrim, pasi edhe për drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve do të ndiqet e njëjta praktikë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore qëndron në detyrë për një periudhë prej 3 vitesh, me të drejtë ri-konkurrimi edhe për një mandat të dytë.

Me ndryshimet e reja, koha e qëndrimit të qytetarëve në komisariat kur merren për verifikim do të jetë më e shkurtër. Aktualisht qytetarët mund të mbahen deri në 10 orë në ambientet e komisariatit, por me ndryshimet e reja, nuk mund të jetë më shumë se 5 orë. Brenda këtij orari, policia duhet të përfundojë verifikimet, dhe nëse nuk ka prova për arrestimin, atëherë duhet të lirojë qytetarin.

Në projektligjin e Policisë së Shtetit, është bërë dhe një riorganizim për gradat policore. Gradat aktuale, inspektor, inspektor i parë dhe i dytë do të bashkohen në një gradë të vetme, të emërtuar inspektor. Ndërsa nga grada nënkomisar deri tek grada drejtues i parë, duhet të kenë përkatësisht nga 4 vite eksperiencë.

Lexo edhe :  “Në PD janë barngrënës, si SMT e kooperativave”/ Berisha të hapë rrugë!

Gjithashtu me ndryshimet e reja, ministrit të Brendshëm i shtohen kompetencat mbi policinë, pasi do të ketë detyrë të ushtrojë kontroll administrativ, në përputhje me legjislacionin në fuqi./O.S

Të fundit

Legjenda Sir Alex Ferguson zbulon blerjen më të dobët në histori

Sir Alex Ferguson pranon se e vlerëson Owen Hargreaves si blerjen e tij më të keqe si trajner i...

PD pretendon mandatin e ‘Mundësisë’/ Këlliçi: Na kanë marrë votat!

Demokratët synojnë të përfitojnë mandatin e 14-të në Tiranë nga procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të qarkut më të madh në vend. Drejtuesi politik i...

Mbi 140 të vrarë në Gaza, drama e palestinezëve eklipsohet nga lufta në Iran

Ndërsa vijon pa u ndalur operacioni “Rising Lion” kundër Iranit, Izraeli nuk humb vigjilencën as ndaj armikut tjetër, Hamasit, duke mos i dhënë frymëmarrje...

“Hera e dytë që VDES”/ Fituesja e “Nobelit” përgënjeshtron lajmin e vdekjes së saj

Fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi, Elfriede Jelinek, ka përgënjeshtruar lajmit për vdekjen e saj në mediat gjermane. "Kjo është hera e dytë që vdes”. Informacioni u...

A do e sulmojë SHBA drejtpërdrejt Iranin? Ja si përgjigjet Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur në Shtëpinë e Bardhë mbi konfliktin mes Iranit dhe Izraelit. Sipas mediave të huaja, Trump u...

Lajme të tjera

Web TV