Shakira flet për marrëdhënien me Piqué: Sakrifikova për dashurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja duket se ka zgjedhur të flasë hapur dhe troç për ish-partnerin, Gerard Piqué dhe gjithë sakrificat që i është dashur të përballojë në marrëdhënien e tyre 11-vjeçare. Në një intervistë të fundit me “The Sunday Times”, Shakira u shpreh se i është dashur të heqë dorë nga karriera në mënyrë që Gerard të ndiqte pasionin e tij.

“Për një kohë të gjatë e lashë karrierën time, për të qenë pranë Gerard-it, në mënyrë që ai të luante futboll,” tha Shakira. “Kam bërë shumë sakrifica për dashurinë”, theksoi artistja.
Në qershor të vitit 2022, çifti i famshëm bëri publik vendimin e ndarjes përmes një deklarate të përbashkët. “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi,” thuhej në deklaratë. “Kërkojmë privatësi në këtë moment të vështirë, sidomos për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal”.

Në disa dalje të tjera publike, Shakira ka folur për momentet e vështira që ka përjetuar deri në kapërcimin e ndjesisë së ndarjes, raportin me fëmijët, me ish-parterin etj. Ndonëse, shembulli i saj janë prindërit që ende jetojnë një histori dashurie 50-vjeçare, me sa duket ky nuk ishte rasti i këngëtares.

“Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime. Besoja në shprehjen “derisa vdekja të na ndajë”. Unë e besova atë ëndërr,” u shpreh ajo në një intervistë. “Prindërit e mi janë ende bashkë, prej 50 vitesh dhe e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme. Ndaj, unë e di që kjo është e mundur. Është ajo që doja për veten dhe fëmijët e mi, por nuk ndodhi,” shtoi këngëtarja.

Shakira dhe ish-i i saj, Piqué, u takuan për herë të parë në vitin 2010 në xhirimet e videoklipit “Waka Waka (This Time for Africa)” përpara se të konfirmonin publikisht lidhjen në 2011. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeçe./E.Ç

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV