Ardit Gjebrea rrëfen për humbjen e nënës: Shita shtëpinë sepse nuk po e përballoja dot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardit Gjebrea ka ndarë një përjetim shumë personal lidhur me humbjen e nënës së tij 5 vite më parë.

Në ‘E diela shqiptare’ ai u shpreh se dhimbja e përfshiu kaq shumë për një kohë të gjatë, sa vendosi të shiste shtëpinë, një vendim që i dha mundësinë të dilte nga gjendja e mëparshme.

“Unë e kam përjetuar vetë sepse unë kam qenë shumë i lidhur me nënën time kështu që e kisha shumë të vështirë kur ikja në mëngjes nga shtëpia dhe dilja nga dera, ktheja kokën dhe kur ajo nuk ishte aty mua e gjithë dita më shkonte në trishtim dhe e përjetova për një kohë të gjatë derisa e shita shtëpinë sepse nuk po e përballoja dot më.

Tani jam shumë më i qetë, kam përjetimet e mia, shkoj, e vizitoj, e mendoj shpesh etj, por ika nga kjo gjëja. Ishte një presion i jashtëzakonshëm që më trishtonte non stop dhe që ndikonte në jetën time, i merrte pak më shumë se ç’duhet edhe dashurisë së fëmijëve, të bashkëshortes, të punës, të gjithçkaje kështu që është aty, është ai engjëlli që më mbron gjithmonë bashkë me babanë tim, por mendoj që ishte një nga veprimet më të mira që bëra dhe do ua sugjeroja edhe juve”, tha Gjebrea./E.Ç

Të fundit

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunimin...

Lajme të tjera

Web TV