Spitali “Koço Gliozheni”, Rama ndan pamjet: Është rritur cilësia e shërbimit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Spitali “Koço Gliozheni”. Rama shkruan se ku spital është pajisur me aparatura bashkëkohore e infrastrukturë moderne.

Kreu i qeverisë shkruan se është rritur akoma më shumë cilësia e shërbimit në këtë spital.

“Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, falë investimit të qeverisë është pajisur me aparatura të reja bashkëkohore, por dhe me infrastrukturë të re në ambiente, duke rritur akoma më shumë cilësinë e shërbimeve për nënat dhe të porsalindurit”, shkruan Rama./O.S