Demagogjia bajate..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Rithemelimi po trumbeton me të madhe se “Rama u detyrua të ulet me ne, po marrim gjithçka kerkuam prej 5 muajsh”. Duket se në frontin berishian, nuk kanë kuptuar asgjë nga sa ç’po ndodh me politikën, qeverisjen, faktorin nderkombëtar.

Ata dhe ish-lideri majë ballkonit, ecin me ‘plane’ të vogla, thjesht personale. Disa prej rithemeluesve, rreken dhe thonë se “nga Rama do të kërkojmë jo vetëm komisionet hetimore parlamentare, por edhe lirimin e kryetarit Berisha”.

Pra, janë thjesht në moment deliri, dhe po u tregojnë mbeshtetesve të tyre (jo shqiptareve) se “gjithë kjo që po bëjmë poshtë ballkonit ishte dhe mbetet për të liruar Berishën dhe jo rrëzuar qeverisjen Rama”.

Por edhe sikur të ndodhte ndryshe, as nuk mendohej se, një grusht njerezish do të “rrëzonin Ramën me fjalime patetike”, dhe do ti imponoheshin atij të “lironte Berishën nga arresti”.

E para, Edi Rama nuk ka qenë dhe nuk është kurrë imponues i organeve të drejtesisë, dhe nuk e ka bërë këtë për njerezit e tij, jo pastaj ta mendosh se mund ta bënte për…ish-liderin.

E dyta, duke mos e patur fare në “defter” ç’ka po ndodh me ish0liderin dhe fjalimbajtësit e tij, Edi Rama, çdo ditë shpalos plane dhe projekte extra madhore për qeverisjen e pas 2025 dhe të ardhmen e vendit. Duke injoruar demagogjinë e “rrugicës”, personazhet me deklaratat e tyre,

Edi Rama si kryeminister i vendit, po kapërcen me kilometra, imagjinatën e shqiptareve, duke premtuar rritjen e ekonomisë vendase, biznesit, dhe afrimin e investitorëve të huaj me peshë në botë.  Kjo natyrisht nuk krahasohet me asgjë nga sa afrojnë “lektorët” e rrugicës, që mendojnë, besojnë dhe jetojnë si në vitin 1996.

Lexo edhe :  Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Për ata, dhe një pjesë të atyre që kanë akoma një mandat deputeti, “fitore” quhet  flakadani, karriget e thyera, rrëmuja, dhe më kryesorja…shpëtimi nga arresti i Berishës.

Kaq do të mjaftonte, për të mos e menduar se, një ditë ata në qeverisje do të mund të bënin punë aq të mëdha, sa ç’janë bërë në 3 mandatet e qeverisjes Rama.

Në fakt, demagogjia boshe, ka qenë i vetmi argument (aspak bindës) me të cilin ka PD dhe sot Rithemelimi, ka arritur të mbajë rreth vehtes edhe ata që duket se po e mbështetin akoma pasditeve në rrugicën e Berishës./   S.M

Të fundit

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV