Më mirë në Sazan të investojë familja Trump, sesa kunatat apo dhëndurët e deputetëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kreshnik Spahiu

Pse ata që i shitën jugun Greqisë, kundërshtojnë që Sazani t’i jepet Amerikës?

Prej tre ditësh mediat dhe gazetarët shqiptarë kanë ndërmarrë një fushatë të fortë anti-amerikane.

Çuditërisht, në emër të sovranitetit dhe në krye të kësaj fushate anti-amerikane janë ata që:

– heshtën kur Berisha i dhuroi Greqisë 6 milje hapësirë detare në detin Jon;

– heshtën kur Berisha i dhuroi Greqisë 4 varreza për ushtarët grekë në Këlcyrë, Korçë, Gjirokastër, Dropull;

– heshtën kur Berisha i dhuroi Greqisë politikisht Himarën duke kandiduar Fredi Belerin në aleancë me partinë greke.

Të gjitha ata që kanë bërë avokatinë e pretendimeve helene për vorio-Epirin, sot bëjnë prokurorin kundër SHBA, nën pretendimin e “sovranitetit”.

Firma “Affinity Partners” e Jared Kushner, dhëndër i ish-Presidentit amerikan dhe kandidatit aktual republikan, Donald Trump, po projekton tre investime në zhvillimin e pronave në Ballkan që mund të kalojnë 1 miliard dollarë. Mes këtyre projekteve zë pjesë edhe Shqipëria. Firma me bazë në Miami ka në plan të transformojë ishullin e Sazanit, që më parë ishte një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz të markës “Aman”.

Praktikisht e gjithë Europa po analizon këtë lëvizje gjeopolitike si kthesë të madhe në Ballkan. Natyrisht që Europa është xheloze në çdo investim strategjik amerikan në rajon.

Në Serbi opozita po akuzon Vuçiçin si tradhtar sepse leja e ndërtimit për hotelet që do ndërtoi familja Trump është miratuar pikërisht në godinat që bombardoi NATO dhe avionët amerikanë gjatë luftës në Kosovë.

Atje ku do ndërtojë kompania amerikane e Kushner, janë godinat e bombarduara të Ministrisë Mbrojtjes dhe Rendit të Serbisë së Milosheviçit. Simbolika diplomatike e Beogradit zyrtar është më i madh se investimi ekonomik.

Lexo edhe :  Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

Ndërkohë Tirana zyrtare po i jep fund dilemave shekullore të një Shqipërie të shekullit kaluar mes Lindjes dhe Perëndimit.

Sazani dhe Vlora përfundimisht bëhen baza dhe porta amerikane në udhëkryqin Ballkanik.

Rëndësia diplomatike ka dimension shekullor më të madh se rëndësia turistike.

Pa dyshim që investimet e huaja duhet jenë prioriteti i të ardhmes së Shqipërisë turistike, e cila në këto vite është zhvilluar në mënyrë primitive nga oligarkët provincial shqiptar që jo vetëm s’kanë asnjë vizion por janë bërë pengesë për investimet e huaja.

Nëse ka një vendim historik të shtetit shqiptar për turizmin është ky i zhvillimit të Sazanit.

Përfundimisht ne shpëtuam Sazanin nga hajdutët shqiptarë.

Sazani ishte i rrezikuar nga ndonjë “investitor strategjik” komik dhe tipik politik.

Më mirë në Sazan të investojë familja Trump sesa kunatat apo dhëndurët e deputetëve shqiptarë apo nipat dhe tezet e ministrave të qeverisë Rama.

Shqipëria me aktin e amerikanizimit të Sazanit, përfundimisht i vuri kufirin tek thana Moskës e cila ka pushtuar me investime ruse të gjithë Mesdheun duke filluar nga Turqia deri në Greqi, Mal të Zi, Kroaci etj.

I vetmi ishull i Shqipërisë nuk mund të shndërrohej as në Bathore ndërtimesh pa leje “tokë e xanun”, por as në Himarë ku lejet e ndërtimit ti miratoj Athina.

Sazani duhet jetë garancia Amerikane për të ardhmen dhe paqen e dy shteteve shqiptare në Ballkan.

Ata që janë kundër kanë hall që Rama mos sigurojë mbështetje edhe nga presidenti ardhshëm amerikan Donald Trump.

Në fakt Sazani i amerikanizuar do të mbijetojë pas këtij investimi edhe kur Rama apo Trump të kenë vdekur pas disa vitesh./   S.M

Të fundit

Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria regjistron një tjetër muaj me rritje të lartë të qarkullimit të shtetasve brenda...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas,...

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave...

Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por… duhen 70 mln euro

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka marrë dy fitore në dy...

Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare...

Lajme të tjera

Web TV