Familjarët e Leonard Farrukut, nisin veprimet ligjore kundër qeverisë britanike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjarët e Leonard Farrukut kanë nisur veprime ligjore kundër qeverisë për të detyruar një vendim mbi mbajtjen e një hetimi të pavarur për vdekjen e 27-vjeçarit ndërsa shtojnë se qeveria britanike duhet të mbajë përgjegjësi për vdekjen e tij. Avokatët thanë se familja e mori vendimin pasi qeveria britanike nuk iu përgjigj tre letrave të dërguara muajin e kaluar.

Faruku u nda nga jeta jetës pasi mori vendimin drastik për ti dhënë fund në dhjetor të vitit që lamë pas në një anije hotel ku qëndronin azilantë. Familajrët e shqiptarit i kanë kërkuar qeverisë që të përgjigjet deri të premten për atë që e cilësojnë si nevojë urgjente për të siguruar prova në lidhje me ngjarjen.

“Ne ndjejmë se qeveria britanike duhet të mbahet përgjegjëse për vdekjen e Leonardit. Dëshira jonë është të kuptojmë të vërtetën e asaj që i ndodhi Leonardit dhe të sigurohemi se gjëra të tilla nuk do të ndodhin më ndaj azilantëve të tjerë. Mënyra që kjo të ndodhë është që qeveria të ndërmarrë një hetim të plotë dhe të pavarur për vdekjen e Leonardit”, tha motra e viktimës, Jola Dushku.

Familjarët e Farrukut i dërguan një letër ministrit të Drejtësisë, Alex Chalk, ku theksohej dështimi i qeverisë për të marrë një vendim nëse do të kryhej një hetim të pavarur nga Avokati i Popullit për Burgjet, i cili ka akses tek hetuesit specialistë me përvojë në mbledhjen e provave në lidhje me vdekjen e njerëzve që kanë qenë të burgosur. Për këtë arsye sipas tyre duhet të nisë një hetim “i jashtëzakonshëm”.

27-vjeçari shqiptar, Leonard Farruku ndërroj jetë në dhjetor pa e ditur se ai kishte fituar të drejtën për të punuar në Angli e drejtë e cila iu dha nga Home Office. I riu shqiptar kishte mbërritur në Angli prej një viti dhe qëndronte në një azil në Bibby Stokholm. Ai u kishte paguar kontrabandistëve 4,000 euro për të shkuar në Britani ilegalisht me një varkë të vogël përtej Kanalit në gusht 2022. Më pas ai kishte kërkuar azil dhe kërkesa e tij po shqyrtohej në mënyrë aktive nga Zyra e Brendshme në kohën e vdekjes së tij më 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Farruku kishte aplikuar për të punuar në një profesion me mungesë, siç lejohet sipas rregullave të Home Office dhe e kishte fituar. Lajm të cilin nuk arriti ta merrte arsye e cila ende mbetet e dyshimte pasi autoritet thone se disa ditë para vdekjes së të riut i ishte dërguar njoftimi. Farruku dyshohet se i ka dhënë fund jetës në bordin e Bibby Stockholm në portin Portland, Dorset pasi u ankua për shëndetin e tij mendor. Emigrantët e tjerë pretendojnë se kanë dëgjuar të bërtitura dhe përplasje në murin e kabinës së tij atë natë./O.S

Të fundit

Google sjell një ndryshim të madh në telefonat Android, këto janë kërkesat minimale

Kërkesat e reja minimale të memories dhe ruajtjes për telefonat Android janë publikuar. Me lëshimin e Android 15, Google kërkon...

KESH e kallëzoi për shpifje, GJKKO shtyn gjyqin ndaj deputetit demokrat Gazment Bardhi!

htyhet përsëri seanca gjyqësore në GJKKO për kreun e grupit parlamentar të PD-së, deputetin Gazmend Bardhi, i kallëzuar nga KESH për akuzën e shpifjes. Prokurori Sotir Kllapi ka paraqitur...

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Ka dështuar sërish ditën e sotme seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Sipas burimeve bëhet me dije se seanca dështoi për shkak...

Berisha sfidon sërish Ramën: Pse nuk pranon debat me mua në studiot televizive?

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka sfiduar sërish sot kryeministrin Edi Rama për t’u përballur në një debat televiziv live. Sipas tij, Rama refuzon çdo...

Deklarojnë se produktet luksoze prodhohen në Kinë, e vërteta pas videove virale!

Nëse jeni duke lundruar në TikTok a Instagram, mund të hasni video të ndryshme nga fabrikuesit kinezë që thonë se shumë marka luksoze i...

Lajme të tjera

Web TV