Nicole Kidman pranon se qeshi kur pa të atin në arkivol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur Nicole Kidman është kthyer 10 vite pas në kohë dhe ka kujtuar një moment të çuditshëm gjatë jetës së saj. Ajo ka pranuar se filloi të qeshte në mënyrë të pakontrolluar kur pa babanë e saj të ndjerë në arkivol pas vdekjes së tij në vitin 2014.

Në një intervistë të fundit Nicole, tha se ishte aq e shkatërruar dhe e pikëlluar nga vdekja e babait të saj, sa nuk mundi t’i kontrollonte emocionet kur shkoi ta takonte për herë të fundit. Aktorja tha se përvoja tronditëse ndikoi në mënyrën se si ajo luajti Margaret në dramën e saj të re Expats.

“Fillova të qeshja sepse isha shumë e pikëlluar dhe e shkatërruar. Trupi im dhe psikika ime thjesht nuk mund ta përballonin atë gjë”, tha Nicole.

“Edhe në periudha të tjera të jetës sime, kam qeshur në momente të papërshtatshme. Është sikur të duhet ky moment për të të mbajtur gjallë, në një farë mënyre, përndryshe do të vdesësh. Është shumë e dhimbshme”.

Një muaj pas vdekjes së babait të Nicole, aktorja foli për tronditjen që përjetoi nga ikja e tij e papritur./E.Ç

Të fundit

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohet për 10 të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në një pikë karburanti në Romë të Italisë. Sipas...

Feston 61-vjetorin, Rama pritet në PS me duartrokitje e lule

Shefi i qeverisë feston sot 61-vjetorin. Edhe pse ka ditëlindjen, kryesocialisti ka vijuar sot një tjetër mbledhje me deputetët e Tiranës dhe përfaqësues të...

“Shiti 5 mld euro naftë dhe nuk pagoi taksa”/ Bankers duhet të hetohet nga SPAK!

Gazetarja Klodiana Lala, dha detaje nga aksion i Prokurorisë së Fierit, e cila ka lëshuar 14 masa sigurie për drejtues dhe ish drejtues të...

SHBA/ Pas 18 vitesh pa shpresë, çifti bëhet me fëmijë falë inteligjencës artificiale

Kjo është historia e një çifti në SHBA të cilët pas 18 vitesh përpjekje për tu bërë prindër, më në fund arritën të realizonin ëndrrën e...

249-vjetori Pavarësisë së SHBA-së, Begaj: Mirënjohje për partneritetin strategjik

SHBA sot feston 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë të veçantë për popullin amerikan presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetet sociale shprehte...

Lajme të tjera

Web TV