U aludua se po përgatitet të dërgojë 2.000 trupa në Ukrainë, reagon Franca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria franceze e Mbrojtjes ka mohuar pretendimet e Rusisë se Franca po përgatitet të dërgojë 2.000 trupa në Ukrainë.

Komentet e kreut të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) janë “tregues të përdorimit sistematik të taktikave të dezinformimit masiv nga Rusia”, tha ministria në një deklaratë me shkrim.

Gjithashtu, në deklaratë theksohet se duhet pasur kujdes maksimal për të mos rënë pre e manipulimeve të tilla.

Kreu i SVR-së, Sergey Naryshkin, pohoi të martën se Franca po përgatitet të dërgojë një kontingjent prej 2.000 trupash në Ukrainë.

Në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Naryshkin pretendoi se presidenti francez Emmanuel Macron po fsheh numrin e vërtetë të ushtarëve francezë të vrarë tashmë në Ukrainë për të shmangur protesta masive në vendin e tij.

Muajin e kaluar, Macron refuzoi të përjashtonte dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, ku Rusia nisi “operacionin special ushtarak” dy vjet më parë. Ideja, megjithatë, u refuzua nga vendet aleate./O.S

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV