Kompanitë e siguracioneve duhet të jenë më të interesuara për pakësimin e aksidenteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Në shumicën dërrmuese të aksidenteve rrugore, kompanitë e sigurimeve janë të përfshira financiarisht – ato duhet të mbulojnë dëmet e automjeteve të siguruara prej tyre, si dhe një pjesë të shpenzimeve mjeksore të personave të përfshirë në aksidente.

Për rrjedhojë, ato janë tejet të interesuara të ndodhin sa më pak aksidente rrugore. Dhe në fakt, vitet e fundit, ato kanë financuar fushata promocionale për reduktimin e aksidenteve rrugore. Porse shumat e financimit kanë qenë fare modeste…

Në kushtet kur numri i automjeteve në qarkullim (me targa shqiptare e të huaja) pritet të kapë rekorde të papara në këtë sezon (priten rreth 1 milion mjete aktive mesatarisht në ditë gjatë verës, dhe 1.2 milion gjatë fundëjavave), rritet probabiliteti i ndodhjes së aksidenteve rrugore.

Në kushtet kur Policia Rrugore ka gjithsej 830 efektivë (nga Drejtori deri tek polici i fundit në terren), fluksi rrugor i kësaj vere mund të jetë i papërballueshëm për të. Kuptohet që kompanitë e siguracioneve nuk mund të ngrenë një polici rrugore private, për të ndihmuar Policinë e Shtetit.

Sidooqftë, ato mund ta ndihmojnë atë, duke i dhuruar pajisje elektronike monitoruese, që janë provuar botërisht se parandalojnë shkeljet e Kodit Rrugor me pasoja për qytetarët dhe për bilancin e kompanive të siguracioneve…

Në qoftë se 10 kompanitë e siguracioneve të licencuara në Shqipëri për aksidente rrugore grumbullojnë së bashku një fond prej 1 milionë eurosh, mund të blejnë për Policinë Rrugore pajisjet e mëposhtme elektronike monitoruese:

· 340 pajisje testuese të nivelit të alkolit për drejtuesit e automjeteve – kushtojnë 1600 euro secila.

·  60 teleskopë për evidentimin e shkeljeve me fotografim – kushtojnë 1000 euro secili.

·  20 shpejtësimatës/ANPRtë teknologjisë Vidar (Poliscan/ANPR) – kushtojnë 20000 euro secili.

Lexo edhe :  Martesa në kohën e emigracionit, një sport ekstrem i rrezikshëm 

Me shtimin e këtyre pajisjeve (që aktualisht Policia Rrugore i ka në nivel jo të mjaftueshëm), shkeljet e Kodit Rrugor me pasoja për qytetarët dhe për bilancin e kompanive të siguracioneve do të shënonin një ulje drastike (kam analizuar miliona aksidente rrugore gjatë 20 vjetëve që kam punuar tek Pacific Institute for Research and Evaluation and Evaluation, për të arritur në këtë konkluzion).

Kuptohet që një investim prej 1 milion eurosh nga 10 kompanitë e sikuracioneve së bashku nuk do t’u kthehej atyre brenda një vere, por pajisjet elektronike monitoruese mund të përdoren për shumë vite nga Policia Rrugore.

Dhe në një periudhë 5-vjeçare, për shembull, investimi 1-milionësh mund t’u rikthehet disafish kompanive të sikuracioneve!/   S.M

Të fundit

Volos, shqiptari masakron gruan para 4 fëmijëve

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, ka ndërruar jetë në zonën e Volosit në Greqi. Ajo...

Nafta në Shqipëri kushton më shumë se në Monakon e miliarderëve

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Evropë dhe i shtati në botë për çmimin më të lartë të naftës. Në...

OKB e konfirmon: Vdekjet nga uria në Gaza, një krim lufte i Izraelit

OKB-ja ka thënë se sulmet intensifikuese dhe “bombardimet e pamëshirshme” në qytetin e Gazës po shkaktojnë “një numër të madh viktimash civile dhe shkatërrime...

Flamurtari firmos kontratë 20 milionë euro me Real Madridin!

Ekipi i futbollit "Flamurtari" në Vlorë ka firmosur një kontratë 20 milionë euro, ose 20 miliardë lekë, me klubin prestigjoz spanjoll Real Madrid, përcjell...

Vlorë/ Shembja e ndërtesave pranë Portit, banorët përplasen me Policinë

Ka nisur ditën e sotme shembja e disa banesave pranë Portit detar të Vlorës, në lagjen 1 Maji. A2 CNN ka siguruar edhe pamjet e...

Lajme të tjera

Web TV