Pse Dashët janë kaq unikë në dashuri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi zyrtarisht në sezonin e Dashit! Të njohur ndryshe si ~bebet e zodiakut~, Dashët ndodh të paragjykohen se janë shumë të drejtëpërdrejtë dhe janë të parët që nisin debatet. E vërteta është se ka kaq shumë gjëra për të mësuar rreth kësaj shenje veç kësaj. Si për shembull, që mund të jenë partnerë fantastikë për shumë arsye, disa prej të cilave i gjeni në vijim.

Ata nuk krijojnë varësi

Janë të pavarur, dhe mbështeten mbi të gjitha tek vetja. Kanë shumë vetëbesim, ndaj edhe pse e vlerësojnë fjalën tuaj të mirë, nuk rrinë të presin aprovimin tuaj apo të të tjerëve.

Tregohen të sinqertë kur kanë bërë një gabim
Janë një ndër shenjat më të sinqerta, ndonjëherë deri në lëndim. Por nuk tregohen aspak të butë në thënien e të vërtetave; ashtu siç janë vetë, të fortë për t’i pranuar gjërat që u thuhen, ashtu duan të jeni edhe ju.

Fleksibiliteti është diçka e natyrshme për Dashin
Dashët janë natyra që përshtaten me të gjithë, dhe ndonëse mund të kenë pikëpamje krejt të ndryshme nga tuajat dhe e shprehin, ju pranojnë ashtu siç jeni. Një Dash madje mund t’ju ndihmojë të arrini synimet që keni, edhe pse mund të mos jetë dakord me to.

Dashët kanë një intuitë të lindur

Vetëbesimi që kanë u jep një aftësi të veçantë intuitive, pasi arrijnë të hyjnë më me lehtësi në thellësi të situatave. Ata e kuptojnë nëse ju jeni duke fshehur ndjenjat dhe ju nxisin t’i shpërfaqni. E kuptojnë nëse po i mbushni mendjen vetes për diçka të gabuar dhe përpiqen t’ju tregojnë rrugën e duhur. Ata ju respektojnë, dhe për këtë duan t’ju shikojnë mirë.

Lexo edhe :  Bananja "6 milionë dollarëshe" konsumohet për herë të dytë

Janë besnikë!

Nëse keni një Dash në krah, ai do të bëjë çmos për t’ju parë mirë! Nuk janë nga ata njerëz ‘nga të fryjë era’, dhe kurdoherë të gjendeni në mes të stuhisë, një Dash do të jetë aty për ju, për t’ju mbrojtur.

Respekti është virtyti i tyre

Një Dash nuk mund të zgjedhë të ketë në krah dikë që ai nuk e respekton. Nëse ju ka zgjedhur ju, do të thotë se ka një besim të madh tek ju. Ndaj, nuk do të bënin kurrë diçka për t’ju lënduar.

Një Dash nuk merret me gjëra të vogla

Nëse jeni në një marrëdhënie me një Dash, ai nuk do të kapet pas më the të thashë-eve apo të grindet për gjëra të parëndësishme. Aq më pak të kapet pas të shkuarës. Gjithçka ai do është të jetojë të tashmen me sytë nga e ardhmja./E.Ç

Të fundit

20 mln euro, Granit Xhaka rikthehet në Premier League

Granit Xhaka bën rikthimin e bujshëm në Premier League, por këtë herë jo me Arsenal. Mesfushori shqiptar ka vendosur...

Kompanitë e basteve befasojnë Vllazninë, kuotat e konsiderojnë jashtë Evropës

Vllaznia do të përballet me Vikingurin këtë të enjte. Ndeshja në Islandë do të nisë në orën 20:45. Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e...

Dalin detajet: gafa nga SPAK, u arrestua “fukarai” në vend të Ilir Lloshit

Gazetari Fatmir Popja ka treguar historinë e Ilir Lloshit, një qytetari të thjeshtë dhe fukara nga Elbasani, i cili u arrestua ditë më parë...

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë “Urës së Drinit të Zi”

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë "Urës së Drinit të Zi". Lajmi në përditësim...

Përfundon intervista për 7 kandidatët për drejtues të BKH-së

Ka përfunduar zyrtarisht sot faza e intervistave në procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas zhvillimit të...

Lajme të tjera

Web TV