Ja ç’duhet të bësh për të pasur një lëkurë me shkëlqim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dihet që farat janë një superushqim që shpesh nënvlerësohen nga njerëzit. Fara lini, kungulli, susami apo chia, ekziston një gamë e gjerë farash në varësi edhe të preferencave tuaja. Mund t’i hani shqeto, ose t’i shtoni në gatime dhe sallata të ndryshme, kjo pastaj është çështje dëshire.

Por, nëse po kërkoni një “investim” me mend në pjesën e lëkurës, atëherë konsiderojeni veten me fat pasi farat chia janë përgjigjja. Në krye të listës për përfitimet shëndetësore dhe ato të bukurisë te njerëzit që i konsumojnë, këto fara janë shumë të pasura me kalcium, hekur dhe omega 3.

-Pse farat chia janë shumë të shëndetshme?

Nutricionistja María José Crispín thotë se acidet yndyrore të pangopura, të tilla si omega 3 dhe acidi linoleik, ndihmojnë në reduktimin e sëmundjeve. Por, këto fara janë plot edhe me fibra, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit, niveleve të sheqerit në gjak, reduktim të inflamacionit etj.

-Farat chia dhe efekti në lëkurë

Përtej mirëqenies së përgjithshme, shëndeti i lëkurës sonë mund të përfitojë shumë nga ngrënia e disa ushqimeve të caktuara, mes tyre edhe farat chia. Farat e mbushura me acide yndyrore omega 3, të cilat kanë efekte anti-inflamatore janë një lajm i mirë për lëkurën. Antioksidantët që ato përmbajnë gjithashtu kanë efekt në lëkurë, ndaj mund t’i hani sa më shumë. Lëkura plot jetë dhe shkëlqim është rezultati i dëshiruar nga shumë goca.

-Mënyrat për të filluar përfshirjen e farave chia në dietën tuaj

Shtojini ato nga pak në kos, në sallatë ose në gatime të ndryshme, si supë, perime në furrë etj. Farat chia mund të përdoren edhe në ëmbëlsira si pudingu dhe ju do të shihni më shumë përfitime në shëndetin e lëkurës./E.Ç

Të fundit

Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

Ylli Manjani ka komentuar project kodin e ri penal, ku ndër të tjera propozohet dhe rikthimi i dënimit të...

Temperatura 50 gradë!/ Korriku 2025, i treti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë

Pavarësisht një rënieje të lehtë në temperatura, korriku i vitit 2025 ishte muaji i tretë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, sipas Observatorit Evropian...

Durrës Marina/”Projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve në ajër

Projekti strategjik i marinës së Jahteve në Durrës, që u reklamua si një investim prej 2 miliardë eurosh, dhe po zhvillohet në zonën ku...

SHBA-të nxjerrin në ankand superjahtin e sekuestruar rus, me vlerë 325 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara po nxjerrin në ankand superjahtin luksoz rus, Amadea, i sekuestruar me vlerë 325 milionë dollarë. Kjo shënon shitjen e parë të...

Gjenerali gjerman ngre alarmin! Rusia ia ka gjetur “thembrën e Akilit” Evropës

Për të mundësuar lëvizjen më të shpejtë të trupave të NATO-s drejt kufirit lindor të Aleancës, si dhe për të mbrojtur popullin e Gjermanisë...

Lajme të tjera

Web TV