Arrestimi i Jorgo Gorës/ Gazetari zbulon detajet e bujshme: Ja pse po hesht Athina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shtunën që shkoi, me urdhër të SPAK përfundoi në pranga kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Gazetari Stavri Marko, nga Athina në lidhje direkte për një enision televiziv tha se arrestimi i Goros ishte i pritshëm.

Ai e cilësoi qesharake akuzën që ka ngritur SPAK për Goron, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre.

“Ishte e pritshme. Problemi i tokave që është galopant, që është ndarë nga dora e tij dhe është një tragjedi, është qesharake akuza për shpërdorim detyre.  Kemi një Himarën, e cila qëndron në mes, e cila nuk merr vesh se çfarë bëhet. Duket si një bashki që herë duket si kufomë dhe herë si skelet. Është një situatë kaotike, para sezonit turistik”, tha ai.

Ai u shpreh se ka pasur një aksion brenda Bashkisë së Himarës, ku është bërë sekuestrimi i disa kompjuterëve.

“Kanë çmontuar dhe kompjuterët në bashkinë e Himarës. Janë shumë lajme që qarkullojnë”, tha ai.

Gazetari shtoi më tej se në Shqipëri ka standard ligjor të dyfishtë.

“Ka standarde të dyfishta në shtetin e së drejtës në Shqipëri. SPAK ka pasur të gjithash mundësitë që të vepronte, faktikisht që SPAK i ka bërë zbor Goros kaq herët, do të thotë se ka qenë i pavendosur dhe nuk ka pasur dëshirë të vepronte në atë kohë dhe ndoshta ka të bëjë me një porosi, dhe ka pasur një presion  nga SHBA”,  shtoi ai.

I pyetur se pse Greqia po hesht për rastin e Goros, ndërsa çështjen Beleri e cilësoi si sulm politik, për këtë Marko tha: “Interferenca greke ka qenë interferencë juridike. Nga pikëpamja e korrespondencës ligjore në bazë të ligjeve të Shqipërisë. Ne jemi të shqetësuar mënyra se si do çmontohet grabitja masive. Janë me mijëra tapi, sipas mediave greke. Ne nuk na shqetëson procedura se çfarë do të ndodh me Goron”, shtoi ai./O.S

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV