Media britanike jehonë Shqipërisë/ Mes 12 vendeve evropiane më mahnitëse për t’u zbuluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa udhëtimet mund të jenë shumë të shtrenjta, disa vende të bukura dhe magjepsëse ofrojnë alternativa për të kaluar pushime me kosto të ulët. Kështu e nis shkrimin Selene Nelson në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “restless.co.uk”.

Evropa është shtëpia e disa prej vendeve më të mrekullueshme, të larmishme në botë, të cilat ofrojnë çmime efektive për t’u vizituar. Kështu që, nëse po ëndërroni për pushime në Evropë në vitin 2024, kjo mund të bëhet realitet.

Në kemi përzgjedhur 12 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë; Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Hungaria, Sllovenia, Portugalia, Republika Çeke, Estonia, Rumania, Sllovakia, Polonia, Bosnje-Hercegovina.

Shqipëria

E izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit përgjatë shekullit të XX, Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga sekretet e ruajtura më së miri të Evropës. Sot portat e saj janë të hapura dhe shumë shpejt vendi do të mbipopullohet nga turistët dhe bukuritë e Shqipërisë do të bëhen më të njohura. Përpara se Shqipëria të preket nga turmat masive,  zbuloni këtë vend jashtëzakonisht të larmishëm dhe një nga enigmat më të mëdha të kontinentit.

Vija bregdetare gjarpëruese, e quajtur Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe ëndërrimtare me ujëra në ngjyrë blu të thellë dhe vendpushime magjepsëse, si Dhërmiu dhe Ksamili.

Akomodimi, ushqimi dhe udhëtimi janë mjaft të lira. Në brendësi të vendit, do të gjeni male të larta, kala, kështjella dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake. Nëse jeni adhurues i historisë, aventurave apo i apasionuar pas plazhit, Shqipëria ofron gjithçka për të gjithë.

Kryeqyteti i gjallë, Tirana, është një vend i shkëlqyer për të eksploruar pjesën tjetër të Shqipërisë dhe është një nga qytetet më të përballueshme në Evropë./E.T

Të fundit

Sforco e fundit për një blerje kryevepër! Perez, “all in” për yllin e mesfushës

Luka Modric po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madrid. Kroati do ta mbyllë përfundimisht me "Los...

Edi Rama, njeriu që lindi politikan dhe u bë kryeministër. Si do të flasë historia?

Sot, më 4 korrik 2025, Kryeministri Edi Rama feston 61-vjetorin e lindjes. Ai ka mbajtur poste kyçe në jetën publike të vendit për më...

U testua 1 shekull më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

Një shekull pas fluturimit të parë të një avioni me trup dhe krah të bashkuar, një përpjekje që përfundoi asokohe me përplasje, ky koncept...

Grabitje me vlerë 1 mln paund, kapen tre “skifterët” shqiptarë në Angli

Katër persona, mes tyre tre shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për disa grabitje me vlerë 1 milionë paund. Mësohet se Endrit...

Kurti: Ushtria e Kosovës ka shënuar rritje prej 123% për numrin e ushtarëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur për investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ka thënë se krahas...

Lajme të tjera

Web TV