OKB miraton rezolutën për armëpushim në Gaza, SHBA abstenon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që kërkon një armëpushim në Gaza për pjesën tjetër të muajit Ramazanit.

Muaji i shenjtë mysliman filloi më 10 mars dhe do të përfundojë më 9 prill, që do të thotë se këshilli po bën thirrje për një armëpushim dy-javor, megjithëse drafti thotë se pauza në luftime duhet të çojë “në një armëpushim të qëndrueshëm të përhershëm”.

SHBA abstenuan nga votimi, me 14 anëtarë të tjerë të këshillit, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Britaninë e Madhe, votuan pro.

Rezoluta kërkon gjithashtu lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

Përpara votimit, media lokale raportoi se kryeministri Benjamin Netanyahu kërcënoi se do të anulonte një vizitë të planifikuar në Uashington me një delegacion nëse SHBA nuk do të vinte veton ndaj propozimit.

Të premten, Rusia dhe Kina vendosën veton ndaj një rezolute të sponsorizuar nga SHBA që do të kishte mbështetur “një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm” në konfliktin Izrael-Hamas.

Këshilli kishte miratuar dy rezoluta mbi përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza, por propozimi i së premtes shënoi herën e parë që SHBA-ja mbështet një rezolutë që përmban fjalën “armëpushim” gjatë luftës në Gaza – duke reflektuar një ashpërsim të qëndrimit të administratës Biden ndaj Izraelit./E.T

Të fundit

Plagosja e djeshme me thikë në Maliq, procedohet autori 14-vjeçar

Dy adoleshentë të moshës 14 dhe 15 vjeç janë konfliktuar ditën e djeshme në Maliq, ndërsa njëri prej tyre...

Zjarr në Shkodër, digjen tre makina dhe merr flakë edhe një zyrë

Tre makina dhe një zyrë pune janë djegur në një varrezë automjetesh në fshatin "Bërdicë" të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit...

Avioni i parë me hidrogjen, prezantohet projekti revolucionar

“Airbus” ka prezantuar projektin e tij të ri revolucionar, ZeroE, një avion komercial me energji të pastër që funksionon plotësisht me hidrogjen, raporton CNN...

Rikthehet Java Kulturore e Evropës! Një festë e artit dhe dialogut në 9 qytete të vendit

Nga data 17 deri më 31 maj, Shqipëria mirëpret edicionin e radhës të Javës Kulturore të Evropës, një festë gjithëpërfshirëse e artit dhe kulturës...

Tension në veri, BE kritikon Kurtin dhe aksionet e Policisë së Kosovës

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, duke shprehur shqetësim për operacionet e Policisë së Kosovës, inspektimet dhe mbylljet...

Lajme të tjera

Web TV