Ilaçi për abortin, Gjykata e Lartë në SHBA e prirur ta lejojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas gati 90 minutash paraqitje të argumenteve, u duk se pati konsensus se kundërshtarët e abortit që kanë paraqitur një padi kundër miratimit të ilaçit mifepristone nga Agjencia për Ushqimet dhe Barnat (FDA), nuk e kanë të drejtën ligjore për ta kundërshtuar këtë masë.

Një vendim i tillë i Gjykatës së Lartë do të linte në fuqi rregullat që u mundësojnë pacientëve ta marrin këtë ilaç nëpërmjet postës, pa patur nevojë për të bërë një vizitë personalisht tek mjeku dhe që ta marrin këtë ilaç për të abortuar brenda 10 javëve të para të shtatzënisë.

Elizabeth Prelogar, përfaqësuesja kryesore juridike e administratës së Presidentit Biden në Gjykatën e Lartë, tha se gjykata duhet ta bëjë të qartë se mjekët dhe organizatat kundër abortit, që paraqitën padinë kundër lehtësimit të masave nga FDA-ja për ilaçin mifepristone, nuk kanë asnjë lloj baze ligjore për veprime të tilla.

Madje edhe tre nga gjykatësit e shumicës që mbështetën rrëzimin e vendimit Roe kundër Wade, parashtruan pyetje me skepticizëm për bazat ligjore të avokates që përfaqësonte kundërshtarët e të drejtës për abort. Gjykatësit Amy Coney Barrett, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh janë emëruar në Gjykatën e Lartë nga ish Presidenti Donald Trump.

Kundërshtarët e abortit i kërkojnë Gjykatës së Lartë të anulojë një vendim të një gjykatësi konservator të apelit, që do ta kufizonte qasjen tek ilaçi mifepristone, një ndër dy ilaçet që përdoren për abortet.

Rikthimi i vëmendjes së Gjykatës së Lartë tek çështja e abortit po ndodh në një sfond politik dhe rregullator që u formësua nga vendimi i vitit 2022 për abortin, që i nxiti shumë shtete të drejtuara nga republikanët të vendosin masa ndalimi, ose kufizime të forta ndaj abortit.

Lexo edhe :  Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mifepristone është një ndër dy ilaçet, që së bashku me misoprostol, që përdoren për abortin nëpërmjet ilaçeve. Ndër vite është shtuar numri i grave që kanë zgjedhur këtë mënyrë aborti. Mbi 6 milionë gra kanë përdorur ilaçin mifepristone që nga viti 2000./O.S

Të fundit

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Lajme të tjera

Web TV