Sa do të taksohen ata që punojnë online? Tabaku: Nis nga 1 prilli, shkon në 23-50 %

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se nga një prilli do të nisë tatimi mbi ata që punojnë në hapësirën virtuale online.

Komentet Tabaku i bëri në Euronews Albania, ku tha se ky tatim pritet të jetë nga 23-50 %.

Tabaku tha gjithashtu se qeveria në vend që t’i stimulojë ata që punojnë online, pasi është një biznes që po rritet në Shqipëri, shkon dhe i taton, duke prishur punë.

“Nga një prilli fillon taksimi mbi ata që punojnë në hapësirën virtuale online. Ne do e shohim në vijim sa është taksimi. Ne do ta shohim në praktikë sa do të jetë. Por është praktikisht 23-50 %. Pse? Sepse formula që kanë përllogaritur është në bazë të xhiros.

Kanë supozuar se një biznes X përshembull një IT, mund të ketë shpenzime 10 lekë, ose 5 % të xhiros. Por edhe kjo është e supozuar, sepse ai personi i IT i duhet patjetër të marrë një certifikatë, të lexojë, të investojë te ai biznes. Mua më kanë shkruar të rinj pa fund që më kanë thënë se kjo është një marrë shumë e madhe për ta.

Kam takuar të rinj që kanë kontrata me Indinë, që punojnë këtu. E kuptoni çfarë bën qeveria? Në vend që ta stimulojë këtë biznes që po rritet, jo për meritë të qeverisë, këta shkojnë dhe i tatojnë. Një vit para zgjedhjeve këta bëjnë një favor fiskal, sa përfundojnë zgjedhjet, i rrisin prap”, tha Tabaku./O.S

Të fundit

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike...

Kategoria Superiore/ Formacionet zyrtare të sfidës Bylis-Tirana

Do të startojë në orën 17:00, në “Adush Muça” të Ballshit dueli mes Bylisit dhe Tiranës i vlefshëm për javën e parë të Superiores....

Shërbimet publike janë dixhitalizuar, por punësimi në shtet është rritur

Në Shqipëri, dixhitalizimi i shërbimeve publike ka qenë një ndër prioritetet më të shpallura të qeverisë në dekadën e fundit, me qëllim modernizimin e...

Moti i keq godet Elbasanin, përmbytje dhe bllokim qarkullimi

Elbasani është pushtuar sot nga një mot i pazakonshëm, me erë të fortë dhe e shoqëruar nga një rrebesh shiu. Stuhia ka zgjatur rreth 20-30...

“Shqiptarët të bëjnë më shumë”… që Tritan Shehu të mbetet gjithë jetën deputet

Nga Toni Drishti Pak ditë më parë, deputeti veteran i PD-së, Tritan Shehu, u shpreh që partia e tij kishte bërë çfarë kishte mundur, tani u...

Lajme të tjera

Web TV