Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, flet Zhaku: Dy kate te pallati im i kanë bërë hotel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të huaja, aktivistja Zhaklinë Lekatari ka treguar rastin në pallatin ku ajo banon, ku dyshohet se mund të ushtrohet prostitucioni.

Në një intervistë për emisionin “Jetë Shqiptare”, Lekatari tha se dy katet e para të pallatit të saj janë hotel, i cili ka dy hyrje, një prej të cilave është nga pallati ku hyjnë edhe banorët. Ajo tha se nuk mund të thotë nëse çiftet që shkojnë aty janë për të ushtruar prostitucioni apo për të kaluar natën në hotel se janë turistë apo një çift normal, por shtoi se shteti duhet të vendosë rregulla në mënyrë që prostitucioni të mos kthehet në një aktivit masiv, ku në vendin tonë është i paligjshëm.

“Në bllok ku unë banoj kati i parë dhe i dytë është kthyer në hotel ka dy hyrje dhe një e ka nga ku kalojmë ne banorët. Kur zotëria paguan taksën kujt t’ia denoncojmë rastin. Që ky zotëria ka hapur një biznes dhe ti nuk duhet ta lejosh? Ne nuk e dimë nëse ka aktivitete të paligjshëm pasi ti duhet ta kapësh në flagrancë ne nuk e dimë nëse ai çifti është aty për të pasur një kënaqësi momentale apo ka ardhur nga jashtë dhe do të fle në hotel. Mendoj që duhet të ketë disa rregulla dhe një ndërhyrje që të mos lihen në gjendje të lirë”, tha Lekatari.

Në një investigim që “Jetë Shqiptare” ka bërë në Euro Girls Escort rezulton që në Shqipëri 1274 vajza janë të regjistruara në këtë platformë, nga këto 102 në Tiranë, 173 në Durrës e pjesa tjetër në qytete të tjera si Vlora e Shkodra./O.S

Të fundit

“Dua që ai të trajtohet me dinjitet”/ ‘EU Reporter’ publikon letrën e nënës së Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po mbahet në paraburgim me urdhër të SPAK dhe masë të GJKKO-së prej gati pesë muajsh...

Lista/ Dokumentet që nevojiten për pensionet me Italinë

Nga vërtetimi i punësimit te dëshmia për kryerjen e shërbimit ushtarak, bashkë me certifikatën familjare, kartën e identitetit, atë të shëndetit, dokumentacionin bankar apo...

U arrestua sot në Francë, kush është Paul Deda? Ish shoqëruesi i Saimir Tahirit

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 50-vjeçarit shqiptar në Francë. Rezulton se personi që ka rënë në pranga është Paul Deda, ish-shoqëruesi...

10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia , Tanja Porja në Dita Jonë,...

Bayern hedh sytë nga Liverpool, kërkon sulmuesin me vlerë 60 mln euro

Bayern po përgatit një ofertë për sulmuesin e Liverpool-it, Luis Diaz. Sky Deutschland raporton se Bayern e ka Diaz në listën e merkatos së...

Lajme të tjera

Web TV