Leonardo DiCaprio është fejuar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leonardo DeCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti nxitën thashetheme për një fejesë të mundshme me vetëm një detaj. Ata u fotogarfuan duke drekuar në Los Angeles të martën dhe gjithë vëmendjen e mori unaza në gishtin e modeles italiane.

Të veshur thjesht, duke shijuar drekën, gjatë një momenti kur Ceretti i hedh dorën në qafë aktorit, vihet re guri i madh në unazën e vendosur në gishtin e fejesës. Mesa duket, fjalët se lidhja mes tyre po bëhet serioze kanë qenë të vërteta dhe unaza mund të jetë sinjali për të treguar se marrëdhënia ka shkuar në një tjetër nivel.

Lenardo dhe Vittoria, kanë muaj të tërë që përfliten për lidhjen e tyre. Janë parë bashkë në shumë raste edhe në tapetin e kuq dhe mediat shkruajnë se po kalojnë kohë me familjet e njëri-tjetrit, ndërsa sa i përket fejesës, asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin./E.Ç

Të fundit

Legjenda Scholes kritikon Arsenalin: “Bleu dikë me karrierë të çuditshme

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka hedhur dyshime mbi nënshkrimin e Viktor Gyokeres nga Arsenali për shkak të...

A preken shqiptarët? Garanci 15,000 $ për të hyrë në SHBA, DASH publikon listën e vendeve

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e...

Mblidhet Këshilli Mbikqyrës i BSH-së/ Turizmi dhe ndërtimi në rritje, bujqësia në rënie!

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, doli sot në një konferencë mbi vendimmarrjen e politikës monetare. Ai u shpreh se ekonomia, punësimi dhe pagat po rriten....

Ndahet nga jeta farmacisti shkodran! Deputeti: Ishte njeri me vlera

Farmacisti i nderuar Kolec Daja, një prej figurave më të përkushtuara të farmacisë shqiptare ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, 6 gusht. Ai ka mbyllur...

Përmbytje shkatërruese/ Vendi ‘mbërthehet’ nga stuhitë, mbi 100 persona të zhdukur

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në distriktin Uttarkashi, pasi u përmbytën rrugë dhe ndërtesa, shkruan BBC. Më shumë se 100 persona rezultojnë të...

Lajme të tjera

Web TV