Një ditë të veçantë e quajti kryetari i PD-së Lulzim Basha miratimin e raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
“Raporti u votua me 31 vota pro. Lajm i jashtëzakonshëm” thotë kreu i PD-së, ndërkohë cështja do diskutohet më 18 prill në Asamblenë Parlamentare.
Sa i takon Serbisë, e sheh kërcënim ndaj rajonit dhe tregon se kujt i intereson tensionet në Ballkan.
“Është e qartë që Beogradi po ndjek një axhendë tensioni që sponosizohet fuqishëm në Kosovë. Në këtë situatë fitues del Rusia”./E.T