‘Më paragjykuan se fshija rrugët’/ Kolonjari prek me rrëfimin: Dua të gdhend gurin por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur të tjerët janë ende duke fjetur, Lorenc Dhimitri merret me mbledhjen e inerteve dhe zbrazjen e kazanëve të mbeturinave në qytetin e Ersekës.

“Çohem gjithmonë në orën 5 për të kontribuar për një qytet më të pastër”, tha ai në emisionin “Një nga Ne”.

Mbajtja pastër e qytetit është domosdoshmëri për shëndetin, sigurinë dhe pamjen e tij. Megjithatë, këta punonjës qëndrojnë shpesh në hije dhe përbuzen nga qytetarët.

“Çne ti të bësh këtë punë?!”

Komente të kësaj natyre, 49 vjeçari i hodhi pas krahëve. Puna nuk është turp, ndaj e pranoi pa hezitim kur ia ofruan.

1 dekadë mes paragjykimeve, lodhjes, vështirësive, por edhe kënaqësisë kur shikon qytetin të mirëmbajtur.

“Pastrimi është gjëja më prioritare për njeriun. Lodhja kuptohet, por kur puna del ashtu siç duhet, kënaqësia është e madhe. Të them të drejtën do doja të funksionoja me zanatin tim, me gurin”.

Më herët ka punuar gurgdhendës në Greqi. Kriza në shtetin grek e detyroi babanë e dy fëmijëve të rikthehej në vendlindje. Ëndrra iu ndërpre në mes, por nuk mbeti e fjetur në sirtar.

Lorenci dëshiron që të hapë një ekspozitë ndaj prej 2 vitesh po punon fort për ta realizuar këtë objektiv.

Sapo mbaron me pastrimin e qytetit, merr mjetet e punës dhe gdhend gurin. Herë pas here merr dhe ndonjë porosi, por nuk mjafton për të mbajtur familjen.

“Kur bën zanatin që dashuron nuk ndjen lodhje dhe mërzitje. Zhurma e çekanit është muzikë”

Me thjeshtësinë dhe sinqeritetin që e karakterizon na rikthen në vëmendje rëndësinë e profesioneve që shpesh herë nuk vlerësohen sa duhet.

Megjithatë, dikush duhet t’i bëjë këto punë sepse vetëm kështu mund të funksionojë bashkëjetesa në komunitet./e.t

Lexo edhe :  QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni në kohë bilancet e 2024-s

 

Të fundit

Nis sot Samiti i NATO-s në Hagë, fokusi te lufta/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen sot dhe nesër në Hagë të Holandës për një samit vjetor...

Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, rriten aksionet globale

Aksionet globale u rritën dhe dollari vazhdoi rënien të martën, ndërsa hyri në fuqi një armëpushim për t’i dhënë fund një lufte 12-ditore midis...

Matura Shtetërore, zhvillohet këtë të martë provimi i Lëndës me Zgjedhje

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen të martën provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje. Provimi nis në orën 10:00...

Fillon Bllokada e Berlinit, një nga përplasjet e para të mëdha të Luftës së Ftohtë

24 qershor 1948 Më 24 qershor 1948, Bashkimi Sovjetik nisi Bllokadën e Berlinit, duke ndërprerë të gjitha rrugët tokësore dhe hekurudhore që lidhnin Berlinin Perëndimor...

Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot...

Lajme të tjera

Web TV