Paris Hilton thotë se nuk do që fëmijët t’i ngjajnë në këtë aspekt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se Paris Hilton është një nga nënat e zakonshme, që jeton me frikën e varësisë së fëmijëve ndaj rrjeteve sociale. Ndonëse, i ka në një moshë akoma të vogël, Paris ndau shqetësimin e saj gjatë një bisede si e ftuar në emisionin “To suffer alone”.

Mes diskutimeve në panel, 43-vjeçarja nënë e dy fëmijëve pranoi se dëshiron që fëmijët e saj të “rriten në një botë të sjellshme”, një mjedis i kundërt me atë që shfaqet në mediat sociale.

“Unë thjesht dua që fëmijët e mi të ndihen si një brez i ardhshëm që sjell pozitivitet në botë dhe shumë dashuri,” tha ajo.

Në sytë e saj, mediat sociale nxisin të kundërtën e këtyre vlerave. Hilton shton se:

“Për të jetuar një botë jashtë rrjeteve sociale duhet shumë vendosmëri nga ana e prindërve, sepse pa dashje telefoni apo pajisjet e tjera i mbajnë fëmijët larg lojërave në natyrë dhe socializimit me bashkëmoshatarët e tyre.
Ylli i “Bling Ring”, gati e përfundoi rrëfimin me një dëshirë…“Pra, shpresoj që fëmijët e mi nuk do të jenë aq të varur nga mediat sociale sa unë,” theksoi ajo.

Pavarësisht dëshirës së Paris që fëmijët e saj të përfshihen sa më pak në mediat sociale, ajo ka qenë e gatshme të ndajë momente të lezetshme nga fëmijëria e tyre përmes fotove dhe videove në Instagram, momente nga lindja, te festa e ditëlindjeve etj./E.Ç

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV