‘Tirana nga ajri’/ Kryeministri Rama: 5-6 vitet e ardhshme, bum zhvillimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në premierën “TIRANA NGA AJRI’ me sytë e një dëshmitari fluturues – Metamorfoza spektakolare e kryeqytetit të Shqipërisë, nga rrumpalla e viteve ‘90 tek rrokaqiejt e shekullit të ri”, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për gjithë punën e bërë për tranformimin e kryeqytetit.

“Shumë faleminderit për durimin edhe dua të falenderoj Erionin për punën, dua të falenderoj Erionin për fjalët. Dhe mbi të gjitha dua të falenderoj edhe atë që Makjaveli thotë: Gjysma e rrugëtimit të një lideri që është fati. Dhe në një farë mënyre për Tiranën janë “puqur yjet” dhe është bërë e mundur që të krijohet një alkimi e plotë dhe ndërveprimi intesiv dhe i bazuar në të kuptuarit e gjërave njësoj dhe i bazuar në nëj vizion të ndarë plotësisht mes qeverisë dhe bashkisë, ka qenë kyç dhe do të mbetet kyç në këtë histori”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri foli mbi projektet e ardhshme për kryeqytetin duke parashikuar një bum zhvillimi.

‘Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.’, përfundoi Rama.

“Tirana nga Ajri” përmban pamje të qytetit, të lagjeve, të çdo cepi të kryeqytetit e filmuar nga Alket Islami, drejtor i Aeronautikës dhe premiera u shfaq sot në kinema “Millenium”./e.t

Të fundit

Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Partia Demokratike i ka dërguar një raport mbi zgjedhjet e 11 Majit faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp,...

Horoskopi i ditës së enjte, 22 maj 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë...

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës së Europës, të tretin në...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

Lajme të tjera

Web TV