Vrau bashkëjetuesen me çekiç, gjykata italiane dënon shqiptarin me 24 vite burg

Shqiptari Avni Meçja është shpallur fajtor dhe dënuar nga drejtësia italiane në Bolzano me 24 vjet burg, për vrasjen e partneres së tij Alexandra Elena Mocanu me çekiç, më 22 tetor 2022.

Prokurorja e çështjes kishte kërkuar dënim me burg përjetë për të akuzuarin.

Një dënim më i lehtë ishte kërkuar nga avokati i Avni Meçjes.

Dy vjet para vrasjes, shqiptari ishte denoncuar për dhunë nga bashkëjetuesja e tij rumune.

Pas disa kohësh pati një afrim mes të dyve deri në epilogun tragjik që u mbyll me vrasjen e gruas./O.S