Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me njerëzit që janë të kufizuar në një gjuhë.

“Përhapja e demencës ishte më e lartë në mesin e njëgjuhësh (4.9 përqind) sesa dygjuhësh (0.4 përqind)”, sipas shkencëtarëve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Mendor dhe Neuroshkencës, puna e të cilëve u botua në revistën Alzheimer’s Disease and Dementia.

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se të qenit poliglot mund të nënkuptojë një probabilitet më të ulët të rënies njohëse më vonë në jetë, por se zbulimit të mëparshëm i mungojnë “shumë prova nga studimet e bazuara në komunitet”, tha ekipi i shkencëtarëve në punimin e tyre.

Ata u përpoqën ta plotësonin atë boshllëk duke shkuar në shtëpitë e çdo qytetari në Bangalore, një qytet në Indinë jugore i njohur si qendra e teknologjisë së informacionit të vendit, ku zbuluan se prevalenca e dëmtimit të butë njohës “ishte gjithashtu më e lartë midis njëgjuhësh (8.5 përqind) sesa dygjuhësh (5,3 për qind)”.

Në vitin 2023, një ekip me bazë në Gjermani botoi një punim në revistën “Neurobiology of Aging”, në të cilin ata shkruan se dygjuhësia në jetën e hershme nënkupton një rrezik të reduktuar të demencës në jetën e mëvonshme. Në vitin 2014, shkencëtarët nga Universiteti i Edinburgut treguan se të folurit e më shumë se një gjuhë mund të ketë një “efekt mbrojtës” në tru.

Megjithatë, nuk është vetëm aftësia për të folur një gjuhë që mund të ndihmojë kundër demencës, sipas një studimi tjetër të fundit. Mund të ketë një lidhje midis diabetit dhe gjasave të zhvillimit të demencës, sipas hulumtimit të paraqitur në takimin vjetor të 23-26 marsit të Shoqatës Amerikane për Biokiminë dhe Biologji Molekulare.

Lexo edhe :  Cilat janë 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

Hulumtimi nga Universiteti i Kalifornisë i publikuar në fillim të vitit 2024, megjithatë, sugjeron se gjumi i mirë në një moshë të re redukton rrezikun e demencës.

Në mesin e vitit 2023, një ekip në Zvicër zbuloi se truri i moshuar përfiton nga dëgjimi i muzikës, ndërsa në të njëjtën kohë, hulumtimi nga mjekët në Universitetin e Nju Jorkut zbuloi se përdorimi i moderuar i internetit tek të moshuarit mund të ndihmojë në luftimin e rënies njohëse. Humbja e dëgjimit dhe e shikimit shoqërohen veçmas me një probabilitet më të lartë të zhvillimit të demencës./E.Ç

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV