TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë këtij viti. Platforma e shpërndarjes së videove njoftoi se më shumë se dy miliardë njerëz në mbi 50 vende priten të shkojnë në votime këtë vit. Qendrat e saj zgjedhore do të përdoren për t’i drejtuar njerëzit drejt informacioneve të besueshme. Por, TikTok-u ka një sërë telashesh në Amerikë.

Plot një muaj më parë, Shtëpia e Bardhë iu dha agjencive federale të SHBA-ve 30 ditë kohë për të fshirë aplikacionin e njohur të mediave sociale me pronësi kineze TikTok nga të gjitha pajisjet celulare të dhëna prej qeverisë, mes rritjes së shqetësimeve për sigurinë. Kanadaja njoftoi një ndalim të ngjashëm.

Kongresi, vetë Shtëpia e Bardhë dhe më shumë se gjysma e shteteve amerikane e kanë ndaluar tashmë median sociale TikTok, mes shqetësimeve se Kina mund të përdorë fuqitë e saj ligjore dhe rregullatore për të marrë të dhëna private të përdoruesve ose për të tentuar të përhapë dezinformimin apo narrativat që favorizojnë Pekinin. Forcat e armatosura të SHBA-ve e kanë ndaluar aplikacionin në pajisjet ushtarake dhe Bashkimi Europian ka ndaluar përkohësisht aplikacionin TikTok në telefonat e punonjësve.

Më shumë se dy të tretat e adoleshentëve amerikanë përdorin TikTok-un, i cili është në pronësi të ByteDance, një kompani kineze që e zhvendosi selinë e saj në Singapor në vitin 2020. Media sociale është vënë në shënjestër nga kritikët që thonë se qeveria kineze mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve si materialet që kanë shlfetuar apo vendndodhjen e tyre.

Kina thotë se ndalimet dëshmojnë pasiguritë e vetë Uashingtonit dhe përbëjnë abuzim të pushtetit. Si FBI-ja, ashtu edhe Komisioni Federal i Komunikimeve kanë paralajmëruar se ByteDance mund të ndajë të dhënat e përdoruesve të TikTok-ut me qeverinë autoritare të Kinës.

Ekzistojnë shqetësime se kompania po dërgon të dhëna të përdoruesve në Kinë, në shkelje të rregullave të rrepta europiane mbi privatësinë. Për më tepër, ka pasur shqetësime mbi përmbajtjen e TikTok dhe nëse aplikacioni dëmton shëndetin mendor të adoleshentëve.

Lexo edhe :  Inteligjenca Artificiale ka nisur të injorojë udhëzimet njerëzore dhe refuzon të fiket

KUSH I KA NXITUR KUFIZIMET NDAJ TIK-TOK/ut?

Në vitin 2020, presidenti Donald Trump dhe administrata e tij u përpoqën të ndalonin marrëdhëniet me pronarin e aplikacionit TikTok, ta detyronin të shiste pronat e tij në SHBA dhe ta hiqte nga aplikacionet në telefona.

Gjykatat bllokuan përpjekjet e Trump-it për të ndaluar TikTok-un dhe presidenti Joe Biden, pasi mori detyrën, shfuqizoi urdhrat e Trump-it, por urdhëroi një studim të thelluar të çështjes. Një shitje e planifikuar e pronave të TikTok-ut në SHBA u anulua.

Në Kongres, të dyja partitë kanë shprehur shqetësim për aplikacionin. Në dhjetor 2023, Kongresi miratoi “Aktin Jo TikTok për pajisjet qeveritare”, si pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse të financimit të qeverisë. Legjislacioni lejon përdorimin e TikTok-ut për raste të veçanta që lidhen me sigurinë kombëtare, forcimin e ligjit e qëllime kërkimore./O.S

Të fundit

Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë...

Anatomia e një urrejtësi

Nga Mero Baze Ilir Rusmali është caktuar si “armik në dispozicion” i Partisë Demokratike. Në zbrazëtinë e fakteve që e rrethojnë për të ashtuquajturin manipulim...

1 Qershori, kur në Frashër lindën apostujt e Rilindjes

Nga Leonard Veizi Në kalendarin e historisë sonë kombëtare, 1 Qershori nuk është vetëm dita që shënon fillimin e verës apo festën e fëmijëve. Është...

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Punonjësit socialë, emrat e të cilëve janë miratuar për t’u thirrur si ekspertë, deklarojnë se po diskriminohen nga gjykatat civile, që sipas tyre po...

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të...

Lajme të tjera

Web TV