Himara me kryetar të ri/ Klosi zbulon detajet: Ja pse nuk pati kontestime nga Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, gjatë një interviste për një emision televiziv komentoi procesin e votimit të kryetares së përkohshme në detyrë të bashkisë së Himarës, Blerina Bala.

Ai theksoi se kandidatja Bala arriti të marrë 15 vota, nga shtatë parti të ndryshme. Sipas Klosit, vota për Balën nuk ishte një votë politike, por mbi të gjitha triumfoi vullneti i qytetarëve të Himarës.

“Këshilli Bashkiak ka 21 anëtarë, votuan 15 anëtarë, një anëtar mungonte dhe një nga anëtarët nuk votoi për konflikt interesi. Shifrat janë 15 me 4. Pati një votë të të gjithë spektrit politik pasi nuk ishte momenti që të dëshmonte debati politik, por një zgjedhje, për të menaxhuar situatën dhe prandaj u morën vota nga shtatë parti. Ishte një votë që dëshmoi qartë vullnetin e qytetarëve. Të gjithë janë në fazën e përgatitjeve të sezonit turistik.  Nuk e shikoj fare në këtë këndvështrim. Ata nuk janë përfaqësues të linjave të fortave partiake, por janë përfaqësues të qytetarëve. Vota istëm më shumë e qytetarëve”, tha ai.I pyetur se pse politika në Tirana nuk pati asnjë kontestim për zgjedhjen e saj, Klosi dha këtë përgjigje, duke shtuar se kjo “heshtje” nuk ka të bëjë me ndonjë dakordësi mes palëve.

“Është alogjike të këtë reagim, pasi është caktimi i një prej nënkryetarëve dhe që nuk kishte gjëra të panjohura. Ishte një zgjidhje, e cila kishte shumë pak hapësirë për diskutime dhe për këtë arsye nuk kanë ardhur reagime nga Tirana. Ajo që po ndodh Goron dhe Belerin, është një proces që ka hyrë në një proces, që nuk kishte rrugë të tjera”, tha ai./O.S

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV